Bayerni fiton 23-0, pesë lojtarë të kampionëve të Gjermanisë shënuan het-trik

09 Gusht 2019

Bayern Munich ka arritur një fitore tejet të thellë në ndeshje miqësore, ku përballë kishin FC Rottach-Egern.

Kundërshtari i Bayernit është një skuadër amatore që luan në ligën e nëntë të Gjermanisë.

Bayern triumfoi me rezultat të lartë 23-0, ku njërin nga këta gola e shënoi edhe talenti kosovar Leon Dajaku.

Plot pesë futbollistë të Bayernit kanë realizuar het-trik në këtë sfidë.

Robert Lewandowski, Thomas Muller, Leon Goretzka, Kwasi Wriedt dhe Correntin Tolisso me katër gola ishin futbollistët që realizuan het-trik.

Në listën e golashënuesve u futën edhe Renato Sanches, Leon Dajaku, Serge Gnabry, Singh dhe Nollenberger ishin autorët e golave të tjerë.

Kjo ishte një fitore rekorde për Bayernin, ndërsa për kundërshtarët e tyre humbja më e thellë në histori të klubit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com