Bayerni fiton pa problem në udhëtim te Dusseldorfi

14 Prill 2019

Ashtu edhe siç pritej, Bauern Munich fitoi lehtësisht si mysafirë i Fortuna Dusseldorfit me rezultat 1-4 në kuadër të xhiros së 29-të në Bundesliga.

Skuadra bavareze ishte më e mirë dhe në fund mori një fitore të merituar.

Goli i parë në takim u shënua nga Kingsley Coman në minutën e 15-të, francezi u tregua edhe një herë i saktë në minutën e 41-të dhe me rezultatin 0-2 përfundoi pjesa e parë.

Halbzeit in Düsseldorf. Kingsley Coman schnürrt einen Doppelpack und der #FCBayern führt verdient mit 2-0. Eure Meinung zur ersten Hälfte? #F95FCB pic.twitter.com/5OrAsZn9z6

— FC Bayern München (@FCBayern) April 14, 2019

Në pjesën e dytë shënoi edhe Serge Gnabry (55′), kurse golin e nderit për vendasit e shënoi nga pika e bardhë Dodi Lukebakio (89′). Në minutat shtesë të ndeshjes për bavarezët shënoi edhe Leon Goretzka.

Pas kësaj fitore Bayern Munich renditet në vendin e parë me 67 pikë, Fortuna Dusseldorf i dhjeti me 37 pikë.

Në xhiron e radhës Bayeri luan me Werder Bremenin, kurse Dusselforfi ndaj Mainzit. /Telegrafi/

Und, wie hat euch heute die Leistung von @SergeGnabry geschmeckt? ?‍? #F95FCB 0-3 pic.twitter.com/iq3zvCBAnX

— FC Bayern München (@FCBayern) April 14, 2019

www.telegrafi.com