Bayerni futet fuqishëm në garë për talentin holandez Bergwijn

11 Gusht 2019

Bayern Munich është në kërkim të një sulmuesi anësorë.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë pasur tjera objektiva, por lojtarët që kërkuan janë lënduar.

Callum Hudson-Odoi fillimisht ishte objektivi kryesor i Bayernit, por që ylli i Chelseat pësoi lëndim të rëndë.

Së fundmi Bayerni arriti marrëveshje personale me Leroy Sanen, por edhe ky i fundit pësoi lëndim të rëndë duke bërë që bavarezët të tërhiqeshin nga transferimi i tij.

Steven Bergwijn. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Së fundmi Bayerni është futur fuqishëm në garë për talentin e madh holandez të PSV Eindhoven, Steven Berwgijn.

21-vjeçari ka shkëlqyer edicionin e kaluar duke shënuar 15 gola e duke dhuruar 13 asistime.

Mediat gjermane kanë raportuar se Bayerni është gati të ofrojë 40 milionë euro për transferimin e Bergwijn në Allianz Arena. /Telegrafi/

www.telegrafi.com