Bayerni i ofron Odoit përsëri numrin dhjetë për të kaluar në Allianz Arena

25 Qershor 2019

Bayern Muncih është duke tentuar përsëri që ta transferojë Callum Hudson-Odoin, i cili aktualisht po rikuperohet nga një lëndim serioz në thembër.

Skuadra gjermane ka kohë që po e kërkon transferimin e talentit anglez, derisa në janar të këtij viti iu refuzuan katër oferta nga Chelsea.

Bavarezët po tentojnë që në këtë verë ta transferojnë 18-vjeçarin e Bluve të Londrës, ndërsa i kanë ofruar përsëri numrin dhjetë në fanellë.

Callum Hudson Odoi (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Numri është i lirë, pas largimit të Arjen Robbenit nga klubi, mirëpo anglezit i është siguruar edhe se do ta ketë vendin e titullarit në formacion.

Lexo po ashtu: Hudson-Odoi ka një kusht për Chelsean që ta rinovojë kontratën

Chelsea po refuzon që ta shesë talentin e tyre, që cilësohet si zëvendësuesi i Eden Hazardit që kaloi te Real Madridi në fillim të këtij muaji.

Madje, The Blues shpresojnë që Hudson-Odoi ta nënshkruajë kontratën e re, për ta refuzuar kështu kalimin te Bayern Munichu, por edhe për t’u bërë në vitet e ardhshme lider i skuadrës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com