Bayerni ia rezervon edhe numrin Leroy Sanes, marrëveshja me Cityn gjithnjë e më afër

21 Maj 2020

Leroy Sane është i destinuar për tu rikthyer në Bundesliga dhe së shpejti pritet të nënshkruajë me Bayernin.

Sulmuesi anësor ka arritur tanimë marrëveshje personale me bavarezët për një kontratë katër vjeçare.

24-vjeçari do të bëhet njëri nga futbollistët më të paguar në Bundesliga me pagën e tij mbi 10 milionë euro.

Bayerni e kërkon me ngulm reprezentuesin gjerman që një vit, ndërsa ata tanimë ia kanë rezervuar edhe numrin e fanellës për edicionin e ardhshëm.

Sport Bild ka raportuar se bavarezët do t’ia dhurojnë fanellën numër 10 Sanes, numër të cilin aktualisht e mbanë braziliani Philippe Coutinho që do të rikthehet te Barcelona.

Tanimë marrëveshja mes dy klubeve, Bayern Munich dhe Manchester City duket shumë afër për futbollistin.

Bayerni kishte bërë ofertën e parë prej 40 milionë eurove, ndërsa City kishte kërkuar 60 milionë për ta lënë të lirë lojtarin.

Besohet se palët do të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe Sane të transferohet në Munich për një shumë rreth 50 milionë.

Me tu zyrtarizuar ky transferim, Sane do të bëhej transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori të Bundesligës pas francezit Lucas Hernandez që i kushtoi Bayernit 80 milionë euro. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com