Bayerni insiston për transferimin e Emre Canit

03 Nëntor 2019

Emre Can pritet të largohet në janar nga kampioni italian Juventus.

Mesfushori italian mbeti jashtë listë së Sarrit për Ligën e Kampionëve dhe kjo gjë e ka irrituar atë.

Reprezentuesi gjerman ka shprehur dëshirën të largohet nga Torino qysh në janar, dhe interesimet për të nuk mungojnë.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich po insiston për transferimin e mesfushorit qendror.

Emre Can. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Mediat gjermane kanë raportuar se ka pasur një takim mes drejtuesve të dy klubeve për lojtarin.

Bayerni është gati të ofrojë 30 milionë euro për transferimin e mesfushorit gjerman.

Por kampioni në fuqi i Gjermanisë duhet ta mposhtë konkurrencën e Manchester Unitedit, Paris Saint Germainit dhe Betisit për transferimin e Canit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan