Bayerni interesohet për Ousmane Dembelen

26 Qershor 2019

Bayern Munich duke se është larguar nga gara për Leroy Sanen, pasi Manchester City u kërkoi 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Bavarezët tentuar ta transferonin anësorin e talentuar, mirëpo vlera e lartë që kërkonin Citizens, bëri që ata të largohen nga gara.

Por, skuadra gjermane nuk po ndalet me kaq, pasi sipas Bild ata po tentojnë ta transferojnë Ousmane Dembele nga Barcelona.

Leroy Sane (Foto: Harry Trump/Getty Images/Guliver)

KampionĂ«t e BundesligĂ«s e kanĂ« kthyer tani shikimin te 22-vjeçari francez, qĂ« mund t’u ndihmonte katalunasĂ«ve nĂ« krijimin e fondeve pĂ«r rikthimin e Neymarit.

Lexo po ashtu: Barcelona e hapur ta shesë Dembelen në verë

Ylli i kombëtares së Francës tashmë ka një eksperiencë të madhe në Gjermani, pasi në të kaluarën kishte luajtur te Borussia Dortmundi.

Dembele u largua dy vite mĂ« parĂ« nga ‘MilionerĂ«t’ pĂ«r tĂ« kaluar nĂ« Camp Nou me njĂ« shumĂ« rreth 150 milionĂ« euro, por qĂ« nuk ka arritur ta gjejĂ« vetĂ«n. /Telegrafi/

www.telegrafi.com