Bayerni interesohet për Wilfried Zahan

06 Mars 2019

Bavarezët kanë paralajmëruar ndryshime të mëdha në të gjitha repartet e skuadrës.

Bayern Mynih i është bashkuar një numri të madh të skuadrave që kanë shfaqur së fundi interes për sulmuesin e Crystal Palacet, Wilfried Zaha.

Në fakt, pos rekordmeister edhe ekipi tjetër gjerman i Borussia Dortmundit është në gjurmët e Zahas.

Wilfried Zaha (Foto by Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Gjigantët e Bundesligës tashmë thuhet se kanë kontaktuar zyrtarët e klubit anglez dhe i kanë bërë ofertat e para, raporton Sky Sports.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë raportohet se skuadrave që i dëshirojnë shërbimet e tij do t’iu kushtojë deri në 80 milionë euro.

Zaha ka një kontratë në Selhurst Park deri në vitin 2023, por klubi i Londrës Jugore e di që lojtari i tyre dëshiron ta provojë veten në nivelin e Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, ish-futbollisti i Manchester Unitedit ka pasur deri më tani 138 paraqitje për Crystalin dhe ka shënuar 29 gola. /Telegrafi/

www.telegrafi.com