Bayerni ka marrëveshje për Perisic, mesfushori të mërkurën mund të kalojë te bavarezët

12 Gusht 2019

Bayern Munichu ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e mesfushorit kroat, Ivan Perisic – raporton Sky Germany.

Kreu i Nerazzurrëve, Steven Zhang, e ka aprovuar transferimin, ashtu që pritet që lojtari të arrijë marrëveshje për kushtet personale me bavarezët.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Ivan Perisic

Sipas TZ, Perisic pritet t’i fillojë stërvitjet me klubin e ri që të mërkurën, pasi tashmë dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin.

Ivan Perisic (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Ai do të kalojë në Allianz Arena në formë huazimi njëvjeçar dhe për këtë shërbim, Bayerni do të paguajë pesë milionë euro.

Në fund të sezonit, klubi gjerman do ta ketë opsionin e blerjes së tij për 20-25 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com