Bayerni konfirmon se Lewandowski mungon deri në katër javë shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Chelseat

26 Shkurt 2020

Është konfirmuar se Robert Lewandowski ka pësuar lëndim në përballjen e mbrëmshme ndaj Chelseat.

Bayern Munich fitoi 3-0 në takimin e parë të Ligës së Kampionëve në udhëtim te The Blues, derisa sulmuesi polak ishte në listën e golashënuesve.

Serge Gnabry i shënoi dy golat e tjerë, mirëpo Lewandowski nuk ka kaluar edhe aq mirë në Stamford Bridge.

Sulmuesi ka pësuar lëndim në minutat e fundit të takimit, ndërsa është konfirmuar se ai do të mungojë për katër javë te Bavarezët.

Klubi gjerman njoftoi në rrjetet sociale për lëndimin e polakut e vështirë se mund të jetë i pranishëm në përballjen e dytë që zhvillohet më 18 mars. /Telegrafi/

ℹ️ @lewy_official erlitt beim gestrigen 3:0-Sieg des #FCBayern beim @ChelseaFC einen Anbruch der Schienbeinkante am linken Kniegelenk. Die Ausfallzeit wird insgesamt rund vier Wochen betragen.#ComeBackStronger, Lewy! 🍀

🔗 https://t.co/YAyJVy49QS

— FC Bayern München (@FCBayern) February 26, 2020

www.telegrafi.com