Bayerni ndan 120 milionë euro për Asension

25 Shkurt 2019
Bayerni ndan 120 milionë euro për Asension

Bayern ka ndarë rreth 120 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Marco Asensio.

Bavarezët shkojnë në rindërtimin e ekipit një vit, ndërsa Arjen Roben dhe Frank Ribery janë në rrugëdalje dhe spanjolli është etiketuar si një nga pasardhësit e tyre, sipas spanjollit Don Ballon.

Kjo është arsyeja pse gjiganti bavarez është i gatshëm të paguajë për të sjellë lojtarin që nuk luan rol të madh në ekipin e Santiago Solarit.

Marco Asensio (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Asensio dëshiron të largohet nga Madridi dhe kushti i vetëm për të ndryshuar mendje do të ishte nëse do t’i sigurohet një vend në ekipin e parë.

Reprezentuesi 23-vjeçar spanjoll këtë sezon ka shënuar pesë gola në 31 ndeshje për kampionët aktualë evropianë, por kryesisht ka startuar si rezervist.

Lexo po ashtu: Real Madridi ofron Asension dhe para për Salahun

Gjithashtu u raportua që Los Blancos kanë ofruar një shumë të majme të parave plus Asensio për të transferuar Mohamed Salahun.

Ndryshe, rekordmeister është në pozitën e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare gjermane me tre pikë pas Borussia Dortmundit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com