Bayerni në bisedime të avancuara me Ajaxin për talentin amerikan

08 Shkurt 2020

Bayern Munich është në bisedime të avancuara me kampionët e Holandës, Ajaxin për mbrojtësin amerikan Sergino Dest.

Mbrojtësi i djathtë ka shkëlqyer këtë vit në Eredivisie, duke bërë paraqitje fantastike me Ajaxin.

Bayerni tentoi në janar afrimin e Dest, por oferta e tyre prej 20 milionë euro u hodh poshtë nga Ajaxi.

Tani drejtuesit e dy klubeve janë takuar përsëri dhe marrëveshja duket shumë afër.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë ngritur ofertën në 26 milionë euro, plus katër të tjera në formë bonusesh.

Sergino Dest. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Kjo ofertë e ka kënaqur Ajaxin që është gati ta lë të lirë xhevahirin e saj.

19-vjeçari në anën tjetër ka pranuar një lëvizje në drejtim të kampionëve në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich.

Dest është duke kaluar nëpër një formë fantastike, pasi në 26 takime ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Kontrata e tij aktuale me Ajaxin skadon në verën e vitit 2022 dhe lojtari nuk ka pranuar rinovimin pasi pret të transferohet te Bayerni. /Telegrafi/

www.telegrafi.com