Bayerni pritet ta kthejë Coutinhon te Barcelona

22 Janar 2020

Bayern Munichu thuhet se nuk është i interesuar të bëjë të përhershëm transferimin e Philippe Coutinhos nga Barcelona.

Ylli brazilian u transferua si huazim me mundësi blerje nga Barcelona te Bayerni në verën e vitit të kaluar.

Sipas gazetës gjermane Bild, lojtari nuk ka bërë përshtypje të mjaftueshme te Bavarezët dhe ata nuk do ta blejnë atë, por do ta rikthejnë në Camp Nou.

Lexo po ashtu: Një Bayern Munich më shumë gjerman – klubi po përgatiti pesë largime të mëdha në verë

Megjithatë, për yllin brazilian nuk mungojnë skuadrat e interesuara, pasi pëlqehet shumë në Ligën Premier.

Coutinho duke festuar një gol me fanellën e Bayernit (Foto: FC Bayern Munich English/Twitter)

Klube si Chelsea, Manchester Unitedi, por edhe Arsenali kanë bërë disa herë sondazhe për të.

Coutinho ka regjistruar gjashtë gola dhe pesë asistime deri më tani në 16 paraqitje në Bundesliga. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan