Bayerni reagon ndaj Riberys pas fyerjeve të rënda: Ne e mbështesim lojtarin pasi iu vërsulën të gjithë, por do të ketë edhe një dënim për të

06 Janar 2019
Bayerni reagon ndaj Riberys pas fyerjeve të rënda: Ne e mbështesim lojtarin pasi iu vërsulën të gjithë, por do të ketë edhe një dënim për të

Franck Ribery ditë më parë ka qenë në restorantin e kuzhinierit të famshëm turk Nusret në Dubai.

Ylli francez kishte porositur një biftek me vlerë 1200 euro dhe kjo gjë nuk është pritur mirë nga fansat e futbollistit.

Ribery kishte marrë shumë fyerje të rënda nëpër rrjetet sociale, por edhe ai ia kishte kthyer në të njëjtën gjuhë.

Mesfushori i Bayern Munich në një postim në rrjetet sociale i kishte fyerë me nëna, motra e familje të gjithë komentuesit që e ofendonin atë.

Franck Ribery. (Foto: Alex Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic.

“Ribery u fye vazhdimisht, jo vetëm ai, por edhe bashkëshortja e tij shtatzënë, fijet e tij, nëna e tij që ishte operuar në spital”.

“Franck u përball me familjen e tij dhe rezistoi për shumë kohë. Edhe ai ka çdo të drejtë të reagojë, unë e mbështes lojtarin gjithashtu”, ka thënë Salihamidzic.

Drejtori sportiv i Bayernit është i vetëdijshëm se lojtari e ka tepruar në një moment dhe ai do të gjobitet nga klub.

Hasan Salihamidzic. (Foto: Elvis Barukcic/Getty Images/ Guliver)

“Fatkeqësisht Riberi në një pikë e teproi plotësisht. Ai ka përdorur fjalë të cilat ne si Bayern Munich nuk mund t’i pranojmë. Kam folur gjatë me të dhe i thashë që do të merrte një gjobë të rëndë dhe ai e pranoi këtë fakt”, përfundoi Salihamidzic.

Megjithatë Salihamidzic nuk pranoi të tregonte për gjobën që do t’i vihet futbollistit, mediat gjermane kanë raportuar se pritet të jetë një gjobë e rëndë financiare. /Telegrafi/

www.telegrafi.com