Bayerni refuzoi transferimin e Gabriel Jesusit

02 Tetor 2019

Bayern Munichu thuhet se ka refuzuar mundësinë për të transferuar sulmuesin brazilian, Gabriel Jesus.

Kampionët gjermanë nuk e kanë fshehur dëshirën e tyre për të nënshkruar me Leroy Sane, por City nuk dëshironte të ndante rrugë me anësorin gjerman.

Mediat gjermane raportojnë se City në vend të Sanes ia ofroi Bayernit shërbimet e brazilianit, Jesus.

Lexo po ashtu: Bayerni nuk heq dorë nga Sane, Hoeness flet për talentin gjerman

Por, sipas Sport Bild, Bavarezët refuzuan mundësinë për të nënshkruar me Gabriel Jezusin gjatë verës.

Gabriel Jesus (Getty Images/Guliver)

Më pak se 100 milionë euro thuhet se do të ishin të mjaftueshme për të transferuar brazilianin, por Bayerni nuk kishte asnjë interes ta nënshkruante atë.

Sane mbetet në krye të listës së dëshirave të tyre dhe gjatë dimrit pritetë të tentojnë edhe një herë transferimin e tij. /Telegrafi/  

www.telegrafi.com