Bayerni refuzon 60 milionë euro për Lucas Hernandez

27 Qershor 2020

Bayern Munich ka refuzuar ta shes yllin e saj Lucas Hernandez.

Mbrojtësi i talentuar francez iu bashkua Bayernit në verën e vitit të kaluar për shumën rekorde prej 80 milionë euro.

Megjithatë Lucas Hernandez nuk i ka arritur pritshmëritë në sezonin e tij të parë pasi ka pasur disa lëndime dhe nuk ka luajtur rregullisht.

Edhe përkundër se nuk ka qenë një titullar fiks i Bayernit, kampionët gjerman besojnë shumë tek ylli i ri francez.

Lucas Hernandez . (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Sport Bild ka raportuar se Bayern ka refuzuar një ofertë të lartë për mbrojtësin qendror.

Ka qenë kampioni francez Paris Saint Germain, që ka ofruar 60 milionë euro për lojtarin, por kjo ofertë është hedhur poshtë nga bavarezët.

Bayern do t’i besojë lojtarit edhe në sezonin e ri pasi drejtuesit e kampionëve gjerman besojnë se ai pas rikthimit nga lëndimi do të rikthehet në formën e tij më të mirë.

Për lojtarin interesim ka shprehur edhe Real Madrid dhe Newcastle United, por Bayerni do t’i refuzojë të gjitha ofertat për të pasi nuk e ka ndërmend ta shes Hernandezin së paku jo këtë vit. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com