Bayerni rikthen interesimin për Cengiz Under

08 Korrik 2019

Cengiz Under është ndër yjet e paktë që i ka mbetur skuadrës së Romës.

Giallorosët vitet e fundit thuajse kanë shitur gjithë futbollistët e tyre më të mirë.

Këtë afat kalimtar veror, Roma ka larguar dy yjet Kostas Manolas në drejtim të Napolit dhe Stephan El Shaarawy në drejtim të Shanghai Shenhua.

Por largimi i tretë i madh mund të jetë sulmuesi turk Cengiz Under.

Cengiz Under. (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

21-vjeçari është në orbitën e Bayern Munichut, me kampionin gjerman që ka rikthyer interesimin për të.

Mediat gjermane kanë raportuar se Bayerni është gati të ofrojë deri në 45 milionë euro për sulmuesin anësorë.

Interesim për Underin kanë shprehur edhe skuadrat angleze Arsenal dhe Tottenham Hotspur.

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r Roma do tĂ« mundohet ta ndalĂ« sĂ« paku edhe pĂ«r njĂ« vit yllin e tyre qĂ« t’i rritet edhe mĂ« shumĂ« vlera. /Telegrafi/

www.telegrafi.com