Bayerni rikthen interesimin për Sanen

09 Tetor 2019

Bayern Munich e ka rikthyer interesimin për Leroy Sanen e Manchester Cityt.

Kampioni i Bundesligës tentoi ta transferonte anësorin gjerman gjatë kësaj vere që shkoi, mirëpo Citiezën kërkonin mbi 100 milionë euro.

Bayerni refuzoi të paguante më shumë se 90 milionë euro për Sanen, derisa ky i fundit pësoi lëndim qysh në startin e këtij sezoni.

Sport Bild raporton se skuadra gjermane nuk ka zbehur interesimin për anësorin që ende është duke u rikuperuar nga lëndimi.

Lexo po ashtu: Bayerni nuk heq dorë nga Sane, Hoeness flet për talentin gjerman

Sipas mediumit gjerman, Bayerni Ă«shtĂ« i gatshĂ«m t’i paguajĂ« Sanes njĂ« pagĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« se sa fiton te kampioni i LigĂ«s Premier.

Me shumĂ« gjasĂ« BavarezĂ«t do t’i marrin shĂ«rbimet e ish-anĂ«tarit tĂ« Schalkes pĂ«r njĂ« shumĂ« rreth 100 milionĂ« euro, e qĂ« do tĂ« ishte transferim rekord pĂ«r ta. /Telegrafi/

www.telegrafi.com