Bayerni rivalizon Milanin për turkun, Ozan Kabak

24 Qershor 2019

Bayern Munich gjithnjë e më tepër po këmbëngul që të sjell në radhët e veta mbrojtësin e ri turk, Ozan Kabak nga Stuttgarti.

Sipas Kicker, përfaqësuesit e klubit bavarez pritet që gjatë javës së ardhshme të takohen me përfaqësuesin e lojtarit në mënyrë që të arrihet marrëveshja.

Transferimi i mundshëm i 19-vjeçarit, siç shkruan gazeta BILD, shihet si zëvendësues ideal i të larguarit për 38 milionë drejt Borussia Dortmundit, Matts Hummels.

According to our information: @FCBayern is discussing a Transfer of Ozan Kabak (19). The defender will cost 15 Million Euro @BILD_Sport

— Christian Falk (@cfbayern) June 24, 2019

Për Kabakun ishte i interesuar më parë edhe skuadra e Milanit, përfaqësuesit e të cilës thuhet se janë takuar me Zvonimir Bobanin dhe Paolo Maldinin.

Lojtari thuhet se ka një klauzolë të largimit të përballueshme për dyja skuadrat, e cila kap shifrat e 15 milionë eurove.

Ndryshe, rekordmeister pritet të humbin edhe shërbimet e Jerome Boatengut, i cili do të largohet gjatë verës nga kampioni gjerman. /Telegrafi/

www.telegrafi.com