Bayerni udhëheq garën për Nicolas Pepe

09 Prill 2019

Bayern Munichu i prin garës për shërbimet e Nicolas Pepe, bën të ditur Foot Mercato.

Anësori i Lille ka joshur interesimin e disa prej klubeve kryesore evropiane, duke përfshirë Real Madridin dhe Arsenalin.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Nicolas Pepe

Megjithatë, klubi gjerman është më i interesuari dhe thuhet se ka pasur takime me përfaqësuesit e futbollistit në Paris.

Nicolas Pepe (Foto: Carlos Rodrigues/Getty Images/Guliver)

Lojtari që e përfaqëson Bregun e Fildishtë është opsion i Bayernit për të zënë vendin e Franck Ribery apo Arjen Robben, të cilët duhet të zëvendësohen për shkak të moshës së tyre.

Edhe Gareth Bale është një prej emrave, për të cilët interesohet kampioni i Gjermanisë për të njëjtat pozita. /Telegrafi/

www.telegrafi.com