Befasia, Migjen Basha marrëveshje me klubin grek!

Befasia, Migjen Basha marrëveshje me klubin grek!

Nuk ndryshon paga, ndryshon kampionati dhe skuadra. Migjen Basha ka vendosur për të ardhmen dhe do të luajë sezonin e ardhshëm në Greqi me Aris Selanik, klub i rikthyer sivjet në Superligë. Paga e tij do të jetë 300 mijë euro dhe me shumë mundësi mund të listohet te më të paguarit në skuadrën e tij, por bëhet fjalë për një mesfushor me një eksperiencë të madhe dhe që ka provuar të luajë edhe në Serie A,ndaj edhe mund të konsiderohet diçka normale.

Dy sezonet e  fundit të zhvilluara te Bari janë gjithashtu një garanci që mesfushori gëzon një formë të mirë sportive dhe grekët nuk kanë hezituar t’i bëjnë një ofertë. Basha ishte lojtar i lirë dhe te Bari nuk do të rinovonte, kjo edhe për shkak të problemeve financiare që ai klub ka shfaqur sezonin e fundit. Për të kishte disa opsione dhe në Itali ishte Salernitana klubi që e kërkonte më së shumti, por edhe Benevento u përfol. E donin për të zëvendësuar Ledian Memushajn, i cili është rikthyer te Pescara sërish.

Ofertë të mirë në aspektin financiar Basha mori edhe nga Izraeli, teksa e kërkoi Maçabi Haifa, por Aris arriti ta bindë më shpejt dhe mësohet se do të jetë pjesë e grekëve për dy vite. Basha mund të ishte shok skuadre me Kristi Vangjelin, emri i të cili u lidh sërish me skuadrën e Aris, ku ai ka luajtur në të shkuarën, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Gjithsesi asgjë nuk i konkretizua dhe korçari nënshkroi kontratën e re me Skënderbeun. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.