Befasohet Roma pas fitores në Ligën e Europës, futbollisti pranon se është infektuar me koronavirus

23 Tetor 2020

Roma është shtangur nga lajmi i fundit ku njëri prej futbollistëve të saj ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mbrojtësi italian Xhanluka Mansini dha lajmin në rrjetet sociale duke shtuar se është futur në izolim.

24-vjeçari nuk u grumbullua dje për sfidën kundër Jang Boisiti në Ligën e Europës. Për rrjedhojë, ai humbet ndeshjen e së hënës kundër Milanit.

“Përshëndetje të gjithëve, rezultova pozitiv me COVID-19 dhe jam detyruar të izolohem. Fatmirësisht, ndihem mirë dhe po numëroj ditët për t’u kthyer në fushë”, shkruan Mansini në rrjetet sociale.

View this post on Instagram

Ciao a tutti, sono risultato positivo al Covid e di conseguenza mi sono aggiudicato la quarantena ? Fortunatamente mi sento bene e sto già facendo il conto alla rovescia per il rientro in campo ?? A presto e Forza Roma!?❤️

A post shared by Gianluca Mancini (@gianlumancio_23) on Oct 23, 2020 at 2:45am PDT

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com