Befason Carragher: Man City është favorit për ta fituar titullin në Ligën Premier

12 Shtator 2019

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher ka thënë se Manchester City mbetet favorit për të fituar Ligës Premier përpara ish-skuadrës së tij.

Liverpooli ka bërë një fillim perfekt të sezonit në ligë, duke fituar katër ndeshjet e tyre të para për të mbajtur një epërsi prej dy pikësh në fillim të sezonit.

Por, Carragher, i cili fitoi Ligën e Kampionëve gjatë karrierës së tij me Liverpoolin, beson se City është akoma favoritë për ta fituar titullin.

Lexo po ashtu: Dhjetë ekipet më të vlefshme në botë momentalisht – City i pari, Barcelona e treta dhe Juventusi i teti

“Mendoj se është pak herët. Mendoj se duhet të presim deri në Krishtlindje”, ka thënë fillimisht Carragher.

“Në Krishtlindje, Liverpool dhe City do të kenë një hendek të konsiderueshëm dhe duket sikur ka pak boshllëk në këtë moment”.

Lexo po ashtu: Guardiola dëshiron triumfin në Ligën e Kampionëve me Man Cityn – por jo me çdo kusht

“Por, unë ende mendoj se City është favorit dhe janë skuadra më e mirë në Ligën Premier në këtë moment sepse ata fituan kampionatin dhe e vërtetuan atë sezonin e kaluar”.

“Kështu që unë mendoj se i nevojitet punë akoma Liverpoolit për të kapërcyer Cityn, por janë më se të aftë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan