Belen provokon fansat në Instagram

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
30 Mars 2018 11:50

Modelja dhe prezantuesja argjentinase, Belen Rodriguez ka postuar së fundmi një foto tejet provokuese në "Instagram". 33-vjeçarja po shijon disa ditë të nxehta relaksuese pranë bregdetit me partnerin e saj, pilotin e Suzukit, Andrea Iannone. Çifti pak muaj më parë ishin drejt ndarjes por më pas gjithçka u zgjidh dhe dashuria e tyre filloi të lulëzojë përsëri. Belen është një nga personazhet më tërheqëse të ekranit në Itali.

Ajo di si të tërheqë vëmendjen e fansave dhe të publikut jo vetëm para kamerave por edhe në rrjetet sociale me fotot e shumta tejet seksi që poston. Bukuroshja ka një fizik tejet perfekt për të cilin kujdeset shumë që të jetë gjithnjë në formën më të mirë. Belen ka një djalë të vogël 4- vjeçar nga martesa me balerinin italian, Stefano De Martino, që quhet Santiago De Martino. Në vitin 2013-të kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, por që nuk zgjati shumë pasi në 2017-ën i dhanë fund. Pas zënkës me Iannone mediat "axurre" shkruanin që argjentinesja do të kthehej me ish-burrin e saj por në të vërtetë kjo nuk ndodhi edhe pse duket që Stefano shpresonte diçka të tillë, por Belen vazhdoi romancën me pilotin 28-vjeçar. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike