Belgjika, pengesa e parë e vërtetë për Brazilin

Pesë herë kampionët e botës kanë ardhur me një synim të qartë në këtë Botëror, të arrijnë finalen e parë në këtë kompeticion pas 16 vitesh dhe mundësisht ta fitojnë atë.

Pengesa e parë e vërtetë për këtë synim është Belgjika, me të cilën brazilianët përballen sot në mbrëmje në Kazan, qytetin ku deri tani i kanë thënë lamtumirë Botërorit dy emra të tjerë të mëdhenj, Gjermania dhe Argjentina.

Brazili arriti fazën çerekfinale të një Botërori për herë të 7 rresht pasi mundi Meksikën 2-0 me golat e Neymar dhe Firmino. Seleçao nuk pëson gol në 8 ndeshje nga 9 të fundit që ka zhvilluar dhe kërkon të bëjë të harrohet humbja 7-1 kundër Gjermanisë Botërorin e kaluar. Skuadra e Tites nuk mundet prej 15 ndeshjesh – ka 11 fitore dhe 3 barazime – ndërsa në Rusi ka pësuar vetëm një gol në katër takime.

Belgjika është edhe më në formë parë nga shifrat, pasi nuk humbet prej 23 takimesh – ka 18 fitore, 5 barazime. “Djajtë e Kuq” u bënë skuadra e parë prej 48 vitesh që arrinte të fitonte një ndeshje në Botëror pasi ishte në disavantazh të dy golave, kur mundën Japoninë 3-2. Deri tani ata kanë shënuar 12 gola dhe kanë vetëm 1 humbje në 9 ndeshjet e fundit në Botëror.

Lojtarët kyç

Neymar është përfshirë në 20 gola në 19 ndeshjet e fundit të Brazilit, me 11 të realizuar dhe 9 asist.

Eden Hazard është përfshirë në 19 gola në 18 ndeshjet e fundit të Belgjikës, me 10 të realizuar dhe 9 asist.

Shifra

Brazili ka ruajtur të paprekur portën në 8 nga 9 ndeshjet e fundit.

Brazili mbetet i pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit kundër skuadrave Europiane – ka 8 fitore dhe 2 barazime, ku ka pësuar vetëm 3 gola.

Belgjika nuk ka arritur të ruajtë kurrë të paprekur portën në 12 ndeshje me eliminim, duke pësuar 28 gola.

Në 5 nga 6 ndeshjet e fundit të Belgjikës janë shënuar mbi 2 gola.

Brazili i ka fituar 3 përballjet e fundit kundër Belgjikës, për herë të fundit në vitin 2002./EDS/

Formacionet e mundshme

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.