Bën gjestin e famshëm të prangave, më pas pendohet: Gabim i madh/VIDEO

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
28 Janar 2018 22:36
Mbrojtësi i Chievos imiton Mourinho-n dhe ndëshkohet me të kuq. Pendohet dhe kërkon falje

Mbrojtësi italian, Fabrizio Cacciatore bën “mea culpa” një ditë pasi bëri gjestin e famshëm të prangave (që e kishte bërë Jose Mourinho vite më parë duke ndezur polemika), që i kushtoi kartonin e kuq në sfidën ndaj Juventusit, duke lënë Chievon me 9 lojtarë në fushë: “Kërkoj falje publikisht për gjestin, ishte një gabim i madh... – shkruan ai në Instagram. – U kërkoj falje shokëve, trajnerit, klubit, tifozëve tanë dhe dashamirësve të futbollit. Sigurisht është një gjest i gabuar, që nuk duhet ta kisha bërë, një shembull që një profesionist nuk duhet të japë”.

Më tej, italiani ka theksuar: “Më vjen keq që vura në vështirësi shokët e mi, të cilët po luftonin nga minuta e parë e deri në të fundit... Reagimi im ishte një shfryrje impulsive dhe me të drejtë e pagova...Kërkoj falje...”./EDS/

PSG e provoi prapë për Alex Sandro-n, por Juvja i tha 'jo' 60 mln eurove

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Gusht 2018 14:13
Bardhezinjtë besojnë te braziliani

PSG-ja ka një vit që po tenton t’i rrëmbejë Juventusit Alex Sandro-n. Braziliani pëlqehet së tepërmi në Paris, edhe nga trajneri i ri, Thomas Tuchel, e ai i ka dhënë dritën e gjelbër sërish drejtuesve që të bëjnë një tjetër ofertë për ta blerë atë.

Francezët kontaktuan me drejtuesit bardhezinj dhe u ofruan atyre 60 milionë euro, por nga italianët erdhi përgjigja e menjëhershme ‘jo’. Braziliani konsiderohet si pjesë e rëndësishme e projektit të Massimiliano Allegri-t dhe ky i fundit nuk ka ndërmend ta lërë të ikë.

Për më tepër që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë duke diskutuar me mbrojtësin e majtë për të rinovuar. Kontrata 27 vjeçarit i përfundon në verën e 2020-ës, por te Juvja duan rinovim.

Nisur nga interesimi ata i kanë ofruar rritje rroge. Vetë Alex Sandro kërkon 4.5 milionë euron një sezon dhe Juvja po e mendon këtë, por pritet që të gjendet një e mesme e artë dhe firma në kontratën e re të hidhet. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Inter i afrohet Juventusit.... jashtë fushës

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
15 Gusht 2018 13:58

Inter është rivali kryesor i Juventus-it... jo vetëm në fushe. Kjo është ajo që shkruan numri i sotshëm i Gazzetta dello Sport, që shpjegon se si falë Suning, zikaltërit  kanë rritur të ardhurat, duke u renditur përpara Napoli-t, Roma-s, Juventus-it dhe Milan-it. "Jashtë fushës, në" Scudetton "e llogarive, në këto vite ka pasur edhe më pak rivalitet.

Distancat ndërmjet Juventus-it dhe rivalëve kanë qenë (dhe ende janë) aq të mëdha sa të bëjnë të mendosh se po luajnë "kampionate" të ndryshëm. Dhe operacioni Ronaldo, i pamundur për të tjerët, është shembulli konkret. Bardhezinjtë ishin të parët që filluan të vetëfinancoheshin si një kompani e vërtetë, duke u pozicionuar në tregun botëror. Të parët, por jo të vetmit: Politika e Suning ka nisur të japë frytet e para të saj, ku largësia me Juventus-in pothuajse është zhdukur fare, edhe pse Interi ka kaluar vite të errëta nga ana e rezultateve sportive. Në këtë mënyrë zikaltërit shfaqen si rivali kryesor. “Programi zikaltër natyrisht qe është disa vjeçar, dhe ketë gjë e tregojnë përfitimet ekonomike nëpërmjet të ardhurave.”

Inter ndodhet përpara Napoli-t, përpara Romës, llogaritë e të cilës varen nga shitja e lojtarëve; përpara Milan-it, që sapo ka përfunduar një revolucion të ri, por që menaxhohet nga një fond, projektet afatgjata e të cilit nuk janë ende të njohura plotësisht ". “Interi pas epokës së Morattit, dhe asaj komplekse të Thohir, duket se ka marrë një rrugë që pritet të sjellë shumë shpejt një lajm pozitiv: barazimin e bilancit. Pra, shpenzimet nuk do të kalojnë të ardhurat.”  Ajo çfarë ka arritur Inter është gjigande: të shkurtosh distancën me Juventus-in, që ka gjashtë vite fiton Serie A dhe ka qenë dy herë në finalen e Champions League, është një mrekulli që askush nuk do e besonte. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Shpenzimet/ Serie A kalon 1 miliardë euro për afrimet

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Gusht 2018 12:52
Italianet, rivalet e klubeve angleze në Evropë

Serie A ka kaluar shpenzimet 1 miliardë euro për të bërë përforcime për sezonin e dytë radhazi. Kampionati italian ngelet i vetmi nga 5 ligat më të forta të Evropës, që i afrohet për shpenzime për futbollistë Premier League-s, me klubet angleze me të cilat jemi mësuar që bëjnë shpenzime të çmendura.

Pak orë nga fundi i afatit kohor për blerje në merkaton e verës në Serie A, klubet italiane kanë harxhuar 1005,9 milionë euro. Ka kohë deri në orën 20:00 të së enjtes për të tejkaluar shumën prej 1.037,73 milionë eurosh e mbledhur verën e kaluar nga blerjet e klubeve italiane dhe për të zvogëluar diferencën me klubet angleze, që në këtë merkato verore shpenzuan 1400 milionë euro. La Liga qëndron pas me 778 milionë euro, Bundesliga 447 milionë euro dhe Ligue 1 me 405 milionë euro. /EDS/

Klubet e Serie A që kanë shpenzuar më shumë

  1. Juventus 234,9
  2. Roma 112,6
  3. Napoli 95,5
  4. Inter 85,5
  5. Milan 81
  6. Torino 49
  7. Lazio 43
  8. Genoa 40,2
  9. Udinese 36
  10. Atalanta 33
  11. Bologna 31,8
  12. Fiorentina 31,5
  13. Sampdoria 31,1
  14. Sassuolo 30,7
  15. Cagliari 22,5
  16. Empoli 14,7
  17. Parma 12,7
  18. Spal 9,95
  19. Chievo 6,55
  20. Frosinone 3,7

Transferimet më të shtrenjta në Serie A

  1. Cristiano Ronaldo 100 milioni (nga Real Madrid te Juve)
  2. Joao Cancelo 40,4 (nga Valencia te Juventus)
  3. Radja Nainggolan 38 (nga Inter te Roma)
  4. Leonardo Bonucci 35 (nga Milan te Juve) ; Mattia Caldara 35 (nga Juve te Milan)
  5. Fabian Ruiz 30 (nga Betis te Napoli)
  6. Steven N'Zonzi 26,65+4 bonus (nga Sevilla te Roma)
  7. Alex Meret 25 (nga Udinese te Napoli)
  8. Javier Pastore 24,7 (nga PSG te Roma)
  9. Simone Verdi 23+2 (nga Bologna te Napoli)
  10. Lautaro Martinez 22+3 (nga Racing te Inter)

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Milani shumë afër një tjetër goditjeje, por duhet kujdes nga Juvja

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Gusht 2018 12:14
Leonardo dhe Maldini gjejnë përforcimin e radhës

Pas Tiémoué Bakayoko-s dhe Samu Castillejo-s, Milani është shumë pranë transferimit të një tjetër futbollisti. Në pak ditë ky do të jetë përforcimi i tretë. Dyshja Leonardo-Maldini ka vënë në shënjestër Diego Laxalt-in, mesfushor krahu me tipare sulmuese, që bëri një paraqitje shumë të mirë  me Uruguain në  botërorin e Rusisë dhe që nga janari i 2015-ës, është pjesë e ekipit të Genoa-s.

Lojtari 25 vjeçar pëlqehet nga trajnerit Genaro Gattuso, pasi e shikon si një alternativë shumë të mirë në të majtë të fushës. Por “Djalli” duhet që të shpejtojë. Kjo sepse Juventusi ka nisur të shfaqë interesim ëpr futbollistin dhe ka pasur kontakte me presidentin e skuadrës Preziosi. Trajneri i bardhezinjve Laxalt kërkon një alternativë në të majtë dhe uruguaiani i pëlqen. Por Milani është më në avantazh se Juvja.Leonardo është gati që ta mbyllë marrëveshjen për 18 milionë euro (14 mln +4 mln bonuse). /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.