Beniamin i Real Madridit i thotë po Milanit, agjenti i tij qesh

Beniamin i Real Madridit i thotë po Milanit, agjenti i tij qesh

Në ditën e polemikave midis presidentit De Laurentiis dhe sulmuesit Karim Benzema, i cili ishte konsideruar si një objektiv i Napolit në ditët e fundit, “Sky Italia” zbuloi se ka një tjetër ekip italian që po shkon shumë seriozisht për francezin: Milan. Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, të hënën, agjentët e sulmuesit sëbashku me ndërmjetësin Ludovic Fattizzo, u shfaqën në Milanello. Atje ata u takuan me drejtorin sportiv Mirabelli dhe trajnerin Rino Gattuso, i cili po insiston më shumë për të marrë shërbimet e yllit të Real Madridit. Me sa duket, ‘Ringhio’ ka kontaktuar drejtpërdrejt lojtarin, i cili nga ana e tij do t’i kishte dhënë një ‘po’ për të luajtur me Milanin ditë më parë, para se të ishte e ditur se në fund, skuadra do të marrë pjesë në Europa League falë vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Italianët do t’i garantojnë atij të njëjtë pagë që aktualisht ai fiton në Madrid (rreth 9 milionë euro në sezon) deri në vitin 2022, një vit më shumë nga kontrata e tij aktuale me “Los Blancos”. Tani, gjithçka do të varet nga negociatat me presidentin Florentino Pérez, i cili sipas “Sky” mund të lehtësojë largimin e tij nëse francezi e pyet atë, për shkak të marrëdhënies së shkëlqyer mes tyre. Deri në këtë pikë gjithçka duket në rrugën e duhur, por agjenti i sulmuesit francez, Karim Djaziri, u përgjigj në Twitter me disa “emoticons” duke qeshur me lajmin e publikuar nga mediat në Itali… Benzema është lidhur shumë me një largim nga Real Madridi në dy vitet e fundit me shumë klube të mëdha që kanë shfaqur interes për të blerë shërbimet e tij, por për Florentino Pérez ai ka qenë i paprekshëm. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.