Benitez pritet të kalojë te Chelsea për ta liruar kështu Sarrin t'i bashkohet Juventusit

11 Qershor 2019

Ish-trajneri i Napolit, Rafa Benitez është duke u lidhur me një rikthim befasues te Chelsea, i cili do ta lirojë Maurizio Sarri të transferohet te Juventusi.

Tuttosport raporton për një takim të menjëhershëm mes trajnerit spanjoll dhe skuadrës londineze, i cili nuk do të lejojë që italiani të bashkohet me Zonjën e Vjetër derisa ata të kenë siguruar një zëvendësim.

Benitez ishte te Chelsea edhe në vitin 2012, duke arritur ta fitonte Ligën e Evropës, por pas një viti u largua në drejtim të Napolit.

Rafa Benitez (Foto: Getty Images/Guliver)

Spanjolli më pas u largua edhe nga skuadra italiane, për ta marrë drejtimin e Newcastle United, pavarësisht problemeve me pronarin Mike Ashley.

Lexo po ashtu: Juventusi mund ta përdorë Higuainin për angazhimin e Sarrit

Një situatë e ngjashme ka ndodhur në vitin 2015, kur Benitez liroi rrugën që Sarri të bëhej trajneri i ri i Napolit.

Gazeta raporton më tej se zhvillime të mëtutjeshme priten në 48 orët e ardhshme, por që marrëveshja mund të arrihet lehtë, pasi edhe Chelsea është e gatshme ta lirojë Sarrin, ndërsa vendin e Benitezit mund ta zë Jose Mourinho. /Telegrafi/

www.telegrafi.com