Benzema një admirues i asistimeve me thembër – statistika që e dëshmon këtë

29 Qershor 2020

Karim Benzema është sensacioni i javës në botën e futbollit, duke qenë se asistimi i tij në fitoren ndaj Espanyolit, nuk është diçka që ndodh shpesh.

Sulmuesi i Real Madridit bëri një lëvizje të mrekullueshme duke ia pasuar topin me thembër Casemiros, i cili pastaj e dërgoi topin në rrjetë.

Goli i shënuar ia dhuroi fitoren Realit që në kombinim me barazimin e Barcelonës ndaj Celta Vigos, ua mundësoi Mbretërve që të pozicionoheshin në krye të tabelës me dy pikë më shumë se rivali i përbetuar.

Karim Benzema
What an incredible assist pic.twitter.com/VM1avJLlRH

— Unruly Gully🇰🇪 (@TomJr254) June 28, 2020

Francezi është treguar modest në deklaratën pas ndeshjes duke thënë se gjithçka shkoi mirë për faktin se kolegu i tij e përfundoi suksesshëm aksionin.

Lexo po ashtu: Benzema komenton asistimin e mrekullueshëm me thembër

Ndërkaq, një statistikë e publikuar nga AS pohon se katër nga nëntë asistimet e fundit me thembër nga një lojtar i Realit në La Liga i ka bërë pikërisht Benzema. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com