REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

Benzema: Ronaldo egoist, Deschamps më ktheu shpinën që para Europianit

13 Nëntor 2017 12:35

Karim Benzema në një prononcim për “Canal +” ka treguar për momentet e vështira që po kalon te Real Madrid dhe për mungesën e ftesës në Kombëtare nga Deschamps.

Sulmuesi i “Los Blancos” i është përgjigjur kritikëve për formën e tij të dobët që po kalon te ekipi i tij këtë sezon ku ka shënuar vetëm dy gola.

29-vjeçari ka deklaruar se është vështirë të shënosh gola kur para teje është një lojtar egoist që shënon 50 gola për sezon.

“Te Reali, unë shënoj, por kur djali që është pranë teje shënon 50 për sezon ti nuk mund të bësh asgjë. Është ndryshe kur luaja te Lyon. Thjesht më pëlqen të luaj futboll dhe të fitoj tituj. Po kënaqem. Ronaldo dhe unë, shkojmë mirë. Më pëlqen të luaj me të. Atij i pëlqen të luajë me një prekje të topit. Është më shumë egoist se unë, por kjo është normale. Kjo nuk më shqetëson. Në fund është mirë për skuadrën”- ka thënë Benzema.

Francezi ka shënuar 183 gola për Real Madrid që nga koha kur ka ardhur në “Santiago Bernabeu” ndërsa Ronaldo që ka ardhur në të njejtën kohë me të ka realizuar 414 të tillë.

Përsa i përket ftesës nga përfaqësuesja e “Gjelave”, Benzema ka deklaruar që nuk do të marrë një të tillë derisa të jetë trajner Didier Deschamps.

“ U bënë dy vite e gjysmë që nuk jam thirrur. Unë nuk jam budalla, përsa kohë që Didier Deschamps të jetë trajner, nuk do të kem shanse për t’u rikthyer në kombëtare”- ka thënë lojtari.

Benzema ka shënuar 27 gola me Francën, ndeshja e fundit që ka zhvilluar me të ka qenë në tetor të 2015-ës.

Ylli i Realit nuk u ftua as në finalen e Europianit 2016 dhe do të mungojë gjithashtu në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi në 2018-ën.

“Sigurisht që dua të luaj në Botëror, dua të fitoj diçka me vendin tim. Nuk e kuptoj, Bisedova me të në telefon para Europianit dhe nuk më dha asnjë shpjegim. Pas kësaj, ai më ktheu shpinën”- ka thënë Karim.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Trajneri i Partizanit tregon përplasjen me mesfushorin

Starova: Trashi flaku fanellën, nuk...

18 Janar 2018 08:45

Marrëdhëniet mes trajnerit të Partizanit, Sulejman Starova dhe mesfushorit Lorenc Trashi duken të krisura përfundimisht dhe shihet shumë i vështirë një bashkëpunim i tyre në të ardhmen. Gjithsesi trajneri Starova në “Panorama Sport”, ka treguar edhe versionin e tij të ngjarjes në lidhje me përplasjen e djeshme që ka pasur me lojtarit gjatë miqësores me ekipin Berliner AK.

“Mos më dini që Naiv që t’i them një lojtari të rëndësishëm që se kam në plane kur kam një grup të cunguar futbollistësh. Pata debat me Trashin dhe ai gaboi rëndë, por në asnjë moment nuk i kam thënë se nuk e kam në plane”, ka thënë trajneri. Më pas ai ka treguar edhe veprimin e rëndë të futbollistit të tij. “Kam kërkuar zëvendësimin e tij në fushë dhe jo largimin. Ai është një lojtar i rëndësishëm, por nuk mund të dalë mbi Partizanin, as ai, as unë dhe as ndonjë tjetër. Nisi të ankohej përse u zëvendësua 15 minuta nga fundi i ndeshjes miqësore, një takim normal. Nuk mund të shfryjë një lojtar për një ndeshje miqësore, për të cilat unë them se rezultati është n plan të dytë. Por, nuk ka ofendim më të madh për trajnerin dhe klubin se sa të hedhësh fanellën. Ankohesh për zëvendësimin dakord, por të hedhësh fanellën dhe të grindesh gjithë kohën, kjo është e papranueshme. Gjithsesi ai bëri një gabim dhe për këtë vendimin e marrin drejtuesit të cilët janë të informuar për gjithçka”, ka thënë Starova. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Trajneri mblodhi titullarët dhe bën një pakt i cili është prishur

Sherri te Partizani, çfarë u tha në drekën e dy ditëve më parë

18 Janar 2018 08:32

Atmosfera te skuadra e Partizanit është rënduar gjatë ditës së djeshme, e cila ishte edhe e fundit e fazës përgatitore. Një sherr i ndodhur mes trajnerit Starova dhe mesfushorit Lorenc Trashi, që ka kaluar edhe kufijtë e etikës ka hapur një çështje te re në klub që mund të sjellë edhe largimin e futbollistit. Por, trajneri Starova e kishte parandjerë një mërzitje të futbollistëve të tij dhe tre ditë më parë kishte ngrënë një drekë me ta në Antalia, ku po zhvillohej edhe faza përgatitore.

Trajneri i ka kërkuar lojtarëve që të impenjohen gjatë kësaj periudhe përgatitore, pasi ishte pikërisht kjo arsyeja që ata ishin aty. Gjithashtu ai i ka bërë me dije titullarëve mes të cilëve ka qenë edhe Trashi se duhet të lënë të gjitha problemet pas dhe të përqendroheshin te procesi stërvitor. Trajneri i ka konfirmuar lojtarëve se edhe ai personalisht nuk e ka aspak të lehtë të punojë me pak lojtarë në dispozicion.  Kështu që mes trajnerit dhe futbollistëve është bërë një pakt që do të vazhdojnë normalisht punën.

Por, mesfushori Trashi nuk ka duruar dot dhe i ndikuar nga largimet e disa prej shokëve të ekipit, ka shpërthyer në drejtim të trajnerit çka e ka tensionuar edhe më shumë marrëdhënien mes tyre, por edhe në klub./EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Të besuarit e Conte shkuan drejt penalltive me 2 lojtarë më pak

FA Cup/ Caballero heroi i Chelsea-t kundër inferiorëve të Norwich

18 Janar 2018 00:05

Chelsea fitoi një ndeshje të çmendur në FA Cup kundër inferiorëve të Norwich, dukeu  kualifikuar në raundin tejtër vetëm pas penalltive (5-3), me kohën e rregulltqë u mbyll 1-1, pas golit të shënuar në minutën e fundit të shtesës nga miqtë. 30 minutat shtesë nuk prodhuan gola, por dy karton të kuq për blutë. Antonio Conte e nis takimin pa shumë titullar, por ndeshja i rezultoi më e vështirë seç e kishte menduar.

Në 45’ minutat e para vendasit e dominuan totalisht kundërshtarin, por Batshuayi me shokë nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë. Edhe në fraksionin e dytë, sërish ata që luajtën më mirë ishin vendasit dhe në minutën e 55’ Kenedy dha një kros tokazi për Batshuayi, i cili i vetëm përballë portierit nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë. Edhe pas golit ishin blutë ata që sulmuan më shumë, por pa arritur të gjenin rrjetën. Kur të gjithë prisnin fishkëllimën e trefishtë të gjyqtarit miqtë shënuan golin e barazimit me anë të Lewis 90-+4’ duke shokuar blutë.

Në shtesë Conte aktivizoi edhe Hazard, pasi dy zëvendësimet e tjera i kishte krye, por vendasit shkojnë drejt penalltive me dy lojtarë më pak, pasi Pedro dhe Morata u larguan me karton të kuq. Nga pika e bardhë e penalltive londinezët u treguan të saktë duke i realizuar me sukses të pesta penalltitë, ndërsa Norwich gaboi vetëm në penalltinë e parë me Caballero që bëri një pritje të shkëlqyer.

Në ndeshjet e tjera u kualifiku Swansea që mposhti Wolves 2-1, ndërsa Wigan edhe pse militon në kategorinë inferiore (League One) shkatërroi me rezultatin e thellë 3-0 ekipin e Premier League, Bournemouth. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Cavani barazon Ibrahimoviç, por protagonisti absolut i takimit ishte ylli brazilian

Çmendet Neymar, Paris SG tallet me Dijon

17 Janar 2018 23:26

Paris SG ka shkatërruar me rezultatin e thellë 8-0 Dijon në “Parc des Princes” me nga katër gola të shënuar për çdo pjesë. Protagonisti absolut i takimit ishte ylli brazilian që shënoi katër gola dhe dha dy asiste. Me të filluar ndeshjen vendasit kaluan në avantazh me anë të Di Maria (4’). Ylli argjentinas dyfishoi rezultatin pas 15’ minutash lojë pas asisit të Neymar. Në minutën e 21’ Cavani shënoi golin e tretë duke barazuar rekordin e Ibrahimoviç. Uruguajani shënoi golin e 156-të në të gjitha kompeticionet me fanellën e PSG. 4’ minuta para fundit të pjesës së parë Neymar i dërgoi shokët e ekipit në avantazh të katërfishtë duke realizuar golin e parë personal në këtë takim.

Në të dytën festivali i golave vazhdoi me Neymar që shënoi edhe tre gola të tjerë. Fillimisht braziliani e dërgoi sferën në rrjetë në minutën e 57’ dhe të 73’. Mbappe që këtë takim e nisi nga stoli i mjaftuan 11’ minuta për ta shkruar emrin në listën e golashënuesve. Në fund PSG fitoi edhe një penallti, të cilën e mori përsipër yllin brazilian, që përballë portierit u tregua i saktë duke e dërguar sferën në rrjetë. Me këtë fitore PSG shkoi në kuotën e 56 pikëve pas 21 ndeshjesh, 11 pikë më shumë se Lyon në vendin e dytë që mposhti 2-0 Guingamp në transfertë.

Në ndeshjet e tjera Rennes fitoi 2-1 kundër Lille në transfertë, Angers mposhti në shtëpi 3-1 Troyes. Po tre gola shënoi edhe Metz kundër St Etienne (3-0), ndërsa Amiens-Montpellier dhe Toulouse-Nantes u mbyllën në barazim 1-1. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment