Berat Gjimshiti nuk ka frikë nga koronavirusi: Në Bergamo jeta vazhdon normalisht, por ka më pak qarkullim të njerëzve

25 Shkurt 2020

Mbrojtësi i Atalantas, Berat Gjimshitim që po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Serie A, ka folur  për ditët e trazuara që po kalon Italia për shkak të koronavirusit.

Gjimishti ka munguar në fitoren në Ligën e Kampionëve ndaj Valencias (4-1) dhe fillimisht ka folur për këtë mungesë.

“Kam gjuajtur një top të gjatë dhe befas ndjeva dhimbje në kofshë. Sigurisht që ishte shumë e bezdisshme – ishte në ditën që festova ditëlindjen time të 27-të. Por kolegët e mi luajtën vërtet mirë. Ndërkohë kofsha është më mirë dhe tani jam mirë”.

Ai u ndal dhe goli për shtyrjen e ndeshjeve të Serie A nga koronavirusi.

“Sigurisht që shpresoj që virusi të ndalet sa më shpejt dhe të mos ketë më viktima. Por unë personalisht nuk kam frikë nga virusi. Unë mendoj se ka sëmundje edhe më të këqija në botë. Sidoqoftë, aktualisht nuk do t’i ftoja familjen dhe miqtë e mi në Bergamo”.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Pesë ndeshje të Serie A me dyer të mbyllura, mes tyre edhe Juve – Inter

“Sigurisht, korona virusi është gjithashtu një temë e madhe mes nesh lojtarët. Disa kanë më shumë frikë prej saj, të tjerët më pak”.

“Ne nuk kemi ende ndonjë udhëzim këtu, ende mund të lëvizim lirshëm. Sapo jam kthyer nga qyteti, dyqanet dhe restorantet janë akoma të hapura. Por ka shumë më pak njerëz në rrugë se zakonisht”, ka treguar Gjimishti.

Ai ka thënë që të martën do të kthehen normalisht në stërvitje. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan