Berbatov i kërkon Lukakut të qëndrojë te Unitedi

21 Korrik 2019

Dimitar Berbatov i ka thënë sulmuesit belg, Romelu Lukaku se duhet të mbetet te Manchester Unitedi.

Lukaku mendohet të jetë i pakënaqur në ekipin e Unitedit dhe trajneri i Interit, Antonio Conte ka konfirmuar dëshirën e tij për ta transferuar atë në Itali.

Por, ish-sulmuesi i Unitedit, Berbatov mendon se Lukaku do të përmirësohet më shumë si një lojtar në United.

Lexo po ashtu: Conte: Lukakun e dua te Interi, Icardi dhe Nainggolan janë jashtë planeve

Ish-sulmuesi bullgar ka folur për mediumin Sky Sports, ku i ka thënë belgut duhet të refuzojë ofertat e Interit dhe të qëndrojë në Old Trafford.

“Mendoj se duhet të qëndroj. E pëlqej atë si lojtar. Nuk i pranoj kritikat që i bëhen atij. Ndoshta nuk është duke punuar fortë, por bashkëlojtarët duhet ta ndihmojnë atë”.

Lexo po ashtu: Unitedi refuzon ofertën e fundit të Interit për Lukakun

“Mendoj se Solskajer është trajner i mirë për të sepse Lukaku duhet të mësoj nga trajneri Solskjaer, i cili ka qenë sulmues i madh”, ka thënë Berbatov.

Ndryshe, 38-vjeçari Berbatov kaloi katër vjet në Old Trafford, duke shënuar 56 gola në 149 paraqitje. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan