Berbatov: Liverpooli e meriton plotësisht titullin e Ligës Premier këtë sezon

04 Prill 2020

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, ka thënë se Liverpooli e meriton titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Sezoni është pezulluar tash e disa javë shkaku i përhapjes së madhe të coronavirusit, ndërsa data e rifillimit do të jetë nën ‘rishikim të vazhdueshëm’.

Liverpooli, i cili ka një avantazh prej 25 pikësh ndaj kampionëve aktual të Manchester Cityt dhe me vetëm nëntë ndeshjeve të mbetura, kanë nevojë për gjashtë pikë të tjera për të garantuar fitimin e titullit të tyre të parë në 30 vjet.

Lexo po ashtu: Sezoni i Ligës Premier është pezulluar pafundësisht për shkak të coronavirusit, nuk ka datë zyrtare për rikthim

T’i jepet titulli ose jo, ka krijuar shumë debat në Angli dhe gjetiu, ndërsa i fundit që ka folur për këtë është një ish-sulmues i Unitedit.

Bëhet fjalë për bullgarin Berbatov, i cili mendon se rivalët e urryer të Unitedit, Liverpooli e meriton titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Lexo po ashtu: Ilkay Gudogan thotë se Liverpooli e meriton të shpallet kampion i Ligës Premier

“Njerëzit po sugjerojnë t’i japin titullin Liverpoolit dhe sinqerisht ata e meritojnë, pasi ashtu siç kanë luajtur, askush nuk do t’i kapte ata” ka thënë fillimisht Berbatov për Betfair.

“Me mënyrën se si ata luajnë ndeshjen e tyre, futbollin që prodhuan dhe sa larg janë përpara, ata e meritojnë plotësisht titullin këtë sezon”, përfundoi bullgari, i cili shënoi 56 gola në katër sezone për Djajtë e Kuq. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan