Berisha: E njohim Izraelin, nuk është kjo ndeshja vendimtare

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Tetor 2018 14:58
Portieri ndalet te forma e tij

Në konferencën për shtyp Etrit Berisha analizoi përballjen me Izraelin, ndërsa e cilësoi si të rëndësishme të mos dalin pa pikë nga kjo ndeshje. Portieri foli edhe për situatën e tij te Atalanta, ndërsa siguroi se do kthehet në formacion.

“Mundësitë ekzitstojnë për të fituar, janë reale. Po ashtu, duke marrë parasysh që fitoi Izraeli ndeshjen e djeshme, nëse marrin rezultat pozitiv, ndeshja me Skocinë vlen pak”, tha fillimisht portieri.

Po aktivizoheni pak te Atalanta?

Janë gjëra që ndodhin në futboll dhe jam i qetë. Besoj se do të kthehem shpejt.

Fitorja e djeshme e Izraelit është ndjekur nga grupi?

E kemi ndjekur të gjithë bashkë. Pjesën e parë dominoi Skocia dhe pjesën e dytë Izraeli mori kurajon dhe fitoi. Ne e njohim shumë Izraelin si ekip, por edhe ne jemi rritur si ata. Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme.

Barazimi u kënaq?

Nuk do të ishte i keq. Prap së prap mendoj se ndeshja deçizive do të jetë me Skocinë.

Merkatoja, çfarë ndodhi?

Kisha menduar të luaja në Europa League. Dua të bëj gjëra të mira me Atalantën, siç kam bërë, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet, por jam i përqendruar.

Si i sheh të rinjtë që vijnë në kombëtare?

Momentalisht janë duke ardhur shumë, sepse shkojnë e vijnë. Është e vështirë për ne që të flasim dhe të jemi me ta. Këta të rinj që vijnë duhet të inkuadrohen shumë sepse ka pak miqësore. Duhet të punojmë edhe më shumë në këtë aspekt. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike