Bernardeschi nuk mjafton, Italia nuk di të fitojë (video)

10 Tetor 2018

Italia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Ukrainës në miqësoren e luajtur sot në mbrëmje në Xhenoa. Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini ishte superiore në kontrollin e topit, por çaloi në finalizim. Në stadiumin “Luiggi Ferraris” të Xhenovës, tifozët gëzuan vetëm pak minuta avantazhin, pasi miqtë barazuan. Deri në fund ata ditën që të ruanin rezultatin. Problem për Italinë që ka vetëm 1 fitore në 6 takime të luajtura.

Në pjesën e parë ishin të kaltrit ata që dominuan, por nuk arritën që ta gjenin golin edhe falë pritjeve të gardianit mik, Pyatov. Por rrjeta aq shumë e kërkuar erdhi në minutën e 55, falë Bernardeschi-t, që gjuajti nga distanca. Por ekipi i drejtuar nga Andrej Shevchenko barazoi pas vetëm 7 minutash me në të Malinovskyi-t me një të majtë të bukur. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan