Bernatov: Verratti ma kujton Xavin dhe Iniestan, do të ishte i përsosur për Unitedin

15 Shkurt 2019
Bernatov: Verratti ma kujton Xavin dhe Iniestan, do të ishte i përsosur për Unitedin

Ish- ylli i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov beson se Marco Verratti do të ishte lojtar i mrekullueshëm për mesfushën e Djajve të Kuq.

Italiani vuri në dukje talentin e tij të madh në fitoren e PSG-së ndaj Unitedit në Old Trafford të martën në mbrëmje me rezultat 2-0.

Berbatov mendon se aftësitë Verratit me top do të përshtaten së bashku me forcën e Nemanja Maticin në mesfushën e Unitedit.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet rreth Marco Verrattit

“Marco Veratti ishte shumë mbresëlënës në qendër të mesfushës për PSG-në”, ka thënë fillimisht sulmuesi bullgar.

Verratti njihet si për qetësinë dhe vizionin e tij në mesfushë (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Ajo që më pëlqen tek ai është se mendimi i tij i parë është gjithmonë të shkojë përpara”.

“Nëse nuk mund të ecë përpara, ai është i lumtur për të mbajtur topin, duke kontrolluar ritmin dhe pothuajse duke vënë ekipin tjetër në gjumë”.

Verratti dhe Matic gjatë një aksioni (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Italiani është një talent i pabesueshëm, ai më kujton Xavin dhe Iniestan në shumë mënyra”.

“Ai do të ishte i madh në mesfushën e Unitedit së bashku me Maticin, pasi serbi do të bënte punë të pista, ndërsa ai do ta kontrollonte lojën”, përfundoi Berbatov. /Telegrafi/

www.telegrafi.com