Besa – Bylis, trajnerët zbulojnë ‘potencialin’

Pas pak minutash në stadiumin “Besa” të Kavajës do të luhet takimin mes Besës dhe Bylisit, ndeshja e fundit e javës së gjashtë për Kategorinë e Parë në Grupin B.

Trajnerët respektivë kanë bërë vendosjet në fushën e lojës, ku Besa do të luajë me skemën 4-4-2 dhe Bylis me 4-2-3-1. Begeja iu beson titullarëve Miraka, Perja, Mihani, Dickson dhe Çekiçi për të mbajtur peshën e këtij takimi, ndërkohë që Dovedan mbështetet te portieri Bytyçi, mbrojtësit Doksani dhe Peposhi si dhe në mesfushë te kapiteni Murataj, Zefi dhe sulmuesit Beji dhe i sapoardhuri Koffi Doseh.

Ky i fundit shënoi në Kupën e Shqipërisë kundër Tomorit dhe i besohet një vend në formacionin titullar nga trajneri i mallakastriotëve. Sezonin e shkuar ai ka qenë pjesë e Skopje-s në Maqedoni duke shënuar dhe pesë gola. Sot shpresat e bardhekuqve varen tek ai. /EDS/

Kategoria e Parë | Java e 4-t

Besa – Bylis 16:00

Besa: Miraka, Dickson, Memini, Shaljanji, Biba, Ndraxhi, Mihani, Mëllugja, Krasniqi, Cara, Çekiçi. Trajner: Gentjan Begeja

Bylis: Bytyçi, Ntephe, Doksani, Samnda, Shyti, Peposhi, Bajramaj, Zefi, Doseh, Murataj, Beji. Trajner: Veljko Dovedan

Gjyqtarë: Laver Alla, Maringlen Llukmani, Marjus Qose, Skerdi Greca

Delegat: Bujar Pregja

Vëzhgues: Kastriot Xhaferraj

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan