Besëlidhja nis merkaton nga porta, ka një rikthim

Besëlidhja ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Hapi i parë ishte emërimi i trajnerit dhe në vend të Gledis Lanit erdhi Ndriçim Kashami, kavajasi që sezonin e shkuar ishte në krye të Apolonisë. Por tanimë duhen bërë përforcime, pasi në Lezhë askush nuk dëshiron ta bëjë më sezonin e fundit, ku vetëm në fund u siguria pesëshja e parë, ndërkohë që për të luftuar për ngjitjen në Superiore as që bëhej fjalë.

Kishte disa vite që Besëlidhja i afrohej rikthimit në elitë, por në fund kanë ngecur gjithmonë. Këtë sezon do tentohet që të rivalizojnë sërish, por duket e vështirë me Vllazninë në grup me ta. Sezonin e fundit ishte Tirana klubi që i bëri të dorëzoheshin në grupin B. Mbetet për t’u parë nëse do të ndodhë e njëjta gjë edhe në grupin A. Te Besëlidhja ndërkohë kanë në plan të fokusohen tek elementët e rinj vendas, ndërthurur edhe me disa lojtarë me eksperiencë.

Portieri shkodran Rexhepi, kur ishte pjesë e Vllaznisë

Veç trajnerit Kashami, tanimë është konfirmuar edhe një lëvizje tjetër në merkato te Besëlidhja. Portieri Fabiol Rexhepi është rikthyer te lezhjanët. Shkodrani ishte vjet pjesë e Tërbunit, ndërkohë që për tre sezone më parë është aktivizuar te Besëlidhja. Portieri 26-vjeçar në të shkuarën ka qenë pjesë edhe e Vllaznisë. Pritet që në ditët në vijim të ketë edhe afrime të tjera në ekip, në mënyrë që ekipi të plotësohet pa nisur përgatitjet. Sa i përket largimeve, deri më tani është konfirmuar Edison Ndreca, që do e vijojë karrierën te Teuta në Superiore. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan