Besiktas në krizë financiare, Pepe iu pagoi rrogat kuzhinierëve dhe braktisi klubin

18 Dhjetor 2018

Besiktas është në krizë të thellë financiare ashtu sikurse shumica e klubeve turke.

Kjo ka bërë që disa prej lojtarëve me paga të larta të largohen prej skuadrës turke, e cila ka pësuar humbje financiare pas përplasjeve mes SHBA-ve dhe Turqisë, ku ka pasur rënie të lirës turke kundrejt dollarit amerikan.

Një prej tyre është edhe mbrojtësi portugez, Pepe, i cili është larguar prej gjigantit turk duke marrë parasysh se “Shqiponjat e Zeza” po kalojnë nëpër një fazë të rëndë.

Madje, futbollisti ka shkuar edhe më tutje sa që ka vendosur që pagat e kuzhinierëve dhe të stafit përcjellës t’ua paguajë personalisht.

Lojtari tashmë është i lirë dhe mund të angazhohet në cilën do skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet rreth Besiktasit

Pepe kujtojmë se në të kaluarën ka luajtur edhe kampionin aktual evropian, Real Madridi si dhe Porto dhe Maritimo.

Ndryshe, theksojmë se 35-vjeçari ka luajtur vetëm 33 ndeshje për skuadrën turke dhe ka shënuar pesë gola. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan