Besojeni apo jo, ky lojtar refuzoi grumbullimin në Botërorin 2018

Disa ditë më parë, trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps publikoi listën me 23 lojtarë që do të marrin pjesë në botërorin 2018 që do të zhvillohet në Rusi. Lista e paraqitur ishte plot me surpriza, teksa u la jashtë një formacion i plotë me yje, i përbërë nga lojtarë si Alexandre Lacazette, Adrien Rabiot apo Dimitri Payet. Mirëpo siç raportohet nga gazetat e famshme franceze si “L’Equipe” dhe “Le Parisien”, mesfushori i PSG Adrien Rabiot ka refuzuar ftesën për në botëror. Përpara publikimit të kësaj liste nga ana e trajnerit, Rabiot ka diskutuar me Didier Deschamps në lidhje me rolin që do ketë tek kombëtarja dhe mesa duket, 23-vjeçari nuk e ka pranuar të jetë në listën rezervë të botërorit të Rusisë. Ai ka shkruar një letër dhe e ka dërguar tek drejtuesit e federatës franceze të futbollit, ku ka sqaruar gjithçka dhe ka shpjeguar arsyet e vendimit të tij.

Kjo nuk është hera e parë që Rabiot krijon të tilla skena, pasi edhe në Euro 2016 ka shfaqur pakënaqësi. Por edhe me drejtuesit e PSG, lojtari mendohet të ketë konflikte, kjo për shkak se mesfushori kërkon një trajtim tjetër nga ana ekonomike. Ky vendim ka lënë një shije të hidhur tek tifozët dhe ka habitur edhe trajnerin Didier Deschamps, duk vënë jo pak në pikëpyetje edhe te ardhmen e tij, tek kombëtarja Franceze por edhe tek klubi i PSG.Franca do të ndeshet me Australinë, Perunë dhe Danimarkën në grupin C, me shpresën se do të bëjë një rezultat më të mirë se sa çerekfinalet e Botërorit të kaluar./EDS/

 

Skuadra e përzgjedhur nga Deschamps:

Portierë: Alphonse Areola (PSG), Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (Marseille).

Mbrojtës: Lucas Hernandez (Atletico Madrid), Presnel Kimpembe (PSG), Benjamin Mendy (Manchester City), Benjamin Pavard (Stuttgart), Adil Rami (Marseille), Djibril Sidibe (Monaco), Samuel Umtiti (Barcelona), Raphael Varane (Real Madrid).

Mesfushorë: N’Golo Kante (Chelsea), Blaise Matuidi (Juventus), Steven N’Zonzi (Sevilla) Paul Pogba (Manchester United), Corentin Tolisso (Bayern).

Sulmues: Ousmane Dembele (Barcelona), Nabil Fekir (Lyon), Olivier Giroud (Chelsea), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Thomas Lemar (Monaco), Kylian Mbappe (PSG), Florian Thauvin (Marseille).

***********************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan