Betejat e transferimeve mes Real Madridit dhe Barcelonës: Nga Beckham e Villa deri te Neymar

13 Gusht 2019

Barcelona dhe Real Madrid vazhdojnë të luftojnë për të siguruar nënshkrimin e Neymarit.

Megjithatë braziliani është larg nga lojtarët e vetëm që ka shkaktuar një luftë transferimi midis dy klubeve më të mëdha të Spanjës.

Paris Saint-Germain e di se me kë do të merrej më mirë dhe me reagimin e tifozëve kundër sulmuesit në ndeshjen hapëse të klubit francez në Ligue 1 kundër Nimesit, pozicioni i futbollistit në klubin e kryeqytetit francez po bëhet më i vështirë.

Beckham: Premtimi i pa realizuar i Joan Laportas

Verën e vitit 2003, Sir Alex Ferguson dhe Manchester United vendosën që David Beckham duhet të largohet nga klubi. Barcelona dhe Real Madrid filluan të luftojnë për futbollistin, ku blaugrana ishin skuadra e parë që shfaqen interesim gjersa Joan Laporta bëri një premtim zgjedhor se do ta transferojë britanikun. Sidoqoftë, Real Madrid arriti një marrëveshje me mesfushorin, megjithëse disa do të argumentonin se katalunasit ishin me fat pasi nënshkruan me Ronaldinhon.

Karembeu: Një tjetër operacion i dështuar i Barcës

Francezi ishte në bisedime me Sampdorian, megjithatë gazetave e lidhnin atë si me Barcelonën, ashtu edhe me Real Madridin. Në fund presidenti i klubit, Lorenzo Sanz, pranoi një ofertë nga Los Blancos dhe u nis për në Madrid.

Ceballos: Vera e vitit 2017

Pas një shfaqje heroike në kampionatin evropian nën 21 vjeç, Dani Ceballos pati mundësi të zgjidhte midis Barcelonës dhe Real Madridit. Blaugranat, në të vërtetë, bënë lëvizjen e parë rreth nënshkrimit të mesfushorit, por ai zgjodhi të bashkohej me 13 herë kampionin e Evropës. Fatkeqësisht, Ceballos nuk gjeti asnjëherë hapësirë të mjaftueshme në Santiago Bernabeu dhe tani është huazuar te Arsenali.

Villa, një tjetër rivalitet

David Villa pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« gjatĂ« ishte sulmuesi mĂ« i kĂ«rkuar nĂ« futbollin botĂ«ror. Situata e rrezikshme financiare e Valencias nĂ« atĂ« kohĂ«, nĂ«nkuptonte se ishte mezi e besueshme qĂ« do t’i rezistonte ofertave . NĂ« verĂ«n e vitit 2009, si Real Madridi ashtu edhe Barcelona ishin tĂ« interesuar pĂ«r tĂ« dhe nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« ishte Los Blancos qĂ« kishte arritur marrĂ«veshje personale me lojtarin, por nĂ« fund ai vendosi tĂ« qĂ«ndrojĂ« me Los Che pĂ«r njĂ« sezon mĂ« shumĂ«. NĂ« fund tĂ« kĂ«tij sezoni, Villa pranoi njĂ« ofertĂ« nga Barcelona.

Marco Asensio: Real Madridi shfrytëzoi pavendosmërinë e Barcelonës

NĂ« verĂ«n e vitit 2014, Barcelona lejoi qĂ« Marco Asensio t’u rrĂ«shqasĂ« nga duart. Duke pĂ«rfaqĂ«suar shkĂ«lqyeshĂ«m nĂ« Real Mallorca, gjigantĂ«t katalunas arritĂ«n njĂ« marrĂ«veshje me klubin, megjithatĂ« operacioni nuk u mbyll, sepse kishte dyshime qĂ« filluan tĂ« shfaqen brenda departamentit teknik tĂ« blaugranave. Kjo bĂ«ri qĂ« merengezĂ«t tĂ« shfrytĂ«zojnĂ« pavendosmĂ«rinĂ« e katalunasve dhe nĂ«nshkruan me lojtarin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com