Bicaj, fundjavë romantike me të fejuarën

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Prill 2018 12:05

Ditmar Bicaj ka shfrytëzuar kohën e lirë në fundjavë për t'a shijuar me të fejuarën e tij, Reisa Petritin. Mbrojtësi lezhjan ka zgjedhur bregdetin që të relaksohet me partneren e tij, ku kanë shkrepur edhe disa foto së bashku. Çifti simpatik shpesh herë publikojnë foto nga udhëtimet që bëjnë së bashku. Para pak ditësh ato festuan 4-vjetorin e fejesës së tyre ndërsa së shpejti futbollisti ka pranuar për Eduasportin.com që do të kurorëzojë dashurinë me bukuroshen korçare në martesë.

Flamutari i tij fitoi 2-0 ndaj Lushnjës në kuadër të javës së 29-të të Kategorisë Superiore. Ndeshjen e radhës vlonjatët do ta luajnë ndaj Teutës në shtëpi, ndërsa të mërkurën do të përballen ndaj Skënderbeut në kuadër të sfidës së kthimit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Kuqezinjtë e Shpëtim Duros renditen në vendin e gjashtë më 40 pikë, dy më pak se Laçi që pozicionohet në të 5-in. /EDS/

Yjet e United ''braktisin'' Manchesterin për pak qetësi

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 15:59

Ander Herrera, e ka festuar kualifikimin e Manchester United në finalen e FA Cup me familjen e tij në Disneyland. Mesfushori spanjoll shënoi golin e fitores në gjysmëfinale ndaj Tottenham në “Wembley”, të shtunën.  “Djajtë e kuq” siguruan biletën për në finalen e 19 majit, falë golit të 28-vjeçarit.'

Spanjolli ka shfrytëzuar kohën e lirë për të shijuar “magjinë” e Disneyland në kryeqytetin francez, së bashku me bashkëshorten, Isabel Collado dhe vajzën e tij. Në fotot e postuara në rrjetet sociale nga momentet argëtuese në Paris, Herrera dukej tejet i lumtur me familjen e tij. Ai nuk është i vetmi lojtar që është larguar nga Manchester për pak kohë pushimi. Victor Lindelof dhe Daley Blind kanë udhëtuar drejt Barcelonës dhe Amsterdamit, ndërsa Jesse Lingard dhe Eric Bailly kanë preferuar që të shëtisin në kryeqytetin anglez, Londër.

Mourinho ka punë të madhe përpara, pasi duhet të përgatisë djemtë për ndeshjen e të dielës ndaj Arsenal. /EDS/

Një sirenë deti si Antonella

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
25 Prill 2018 13:59
Wow! Çfarë trupi!

Antonella Fiordelisi, një nga modelet më të suksesshme italiane ka shijuar diellin e parë në plazh. Bukuroshja, së fundmi ka zgjedhur që të realksohet në bregdetin "axurr" ndërsa ka shfaqur format tejet seksi që ka.

Së fundmi, ajo ka postuar një foto nga plazhi, ku duket si një sirenë e dalë nga deti. Para pak kohësh, ajo pati një debat për yllin argjentinas të Juventusit, Gonzalo Higuain për shkak të disa komenteve që kishin patur në rrjetet sociale.

Antonella ka 512 mijë ndjekës në “Instagram”, ku poston foto të shumta dhe merr komente pafund. /EDS/

Rashford merr një tjetër dhuratë nga Ronaldo

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 13:32

Marcus Rashford ka marrë një tjetër dhuratë nga Cristiano Ronaldo. Pas atleteve, ylli portugez i ka dhuruar fanellën e tij me autograf sulmuesit të Manchester United. Ylli anglez ka postuar në profilin e tij në "Facebook", foton e CR7-ës ndërsa mban fanellën me nënshkrimin për 20-vjeçarin. Para pak javësh, talenti i "Djajve të kuq" falendëroi kapitenin luzitan për atletet që i dhuroi.

“I dashur Marcus, vazhdoni punoni fort”- ka shkruar Ronaldo në fanellën e dërguar sulmuesit të “Tre luanëve”, i cili më pas e ka postuar në rrjetet sociale, në të cilën ka shkruar: “Faleminderit boss”.

Rashford ka bërë një sezon mjaft të mirë me United, megjithëse nuk ka arritur që të luajë titullar në shumë ndeshje këtë sezon. Ai është pjesë e ekipit të parë që nga viti 2015-të, me të cilin ka zhvilluar 74 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola. Kujtojmë që në ndeshjen e fundit ndaj Liverpool, ylli 20-vjeçar shënoi dy golat e fitores 2-1 në “Old Trafford”. /EDS/

Një brune superseksi si Carissa

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Prill 2018 12:06
Wow! Kjo vajzë po që është ''hot''

Carissa Rosario, është një nga “Wag”-set më të veçanta të NFL. E bukur dhe tejet seksi, e përveç kësaj është e suksesshme në biznesin e saj. Më pak se një vit më parë, ajo kurorëzoi dashurinë me James Anderson, aktualisht lojtar i Neë orleans. Martesa e tyre është cilësuar “përrallore” nga mediat amerikane. Ashtu sikurse edhe karriera e saj.

Carissa është me origjinë portorikane dhe ka fituar në konkursin e vështirë të spektaklit “The Big Time”, ku më pas u bë imazh i revistës FHM dhe Maxim. Pas famës që mori, ajo ka marrë pjesë në videoklipe të ndryshme dhe seri televizive. Bukuroshja e filloi karrierën e saj me biznesin e një linje parfumeve, me të cilën ka korrur sukses në mbarë botën.

Brunia seksi ka 1 milionë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”, në të cilin poston foto pafund të fizikut të saj tejet seksi. Kjo vajzë duhet të ndihet me fat, që Zoti e ka bekuar me një bukuri dhe trup të tillë. E përveç kësaj, është edhe tejet inteligjente, për këtë ka kaq sukses në biznesin e saj.  /EDS/