Bild: Bayern Munich e ka mbyllur marrëveshjen për Leroy Sanen

30 Qershor 2020

Bayern Munich e ka mbyllur transferimin e Leroy Sanes nga Manchester City, raporton Sport Bild.

Mediumi gjerman bën të ditur se një burim i tyre brenda Bavarezëve u ka treguar se anësori gjerman do kalojë në Allianz Arena.

Bayern Munich ka kohë që e tenton transferimin e Sanes, por Citizens kërkojnë një shumë të lartë për largimin e tij.

Skuadra angleze ka kërkuar mbi 100 milionë euro për kartonin e tij, mirëpo tani ajo marrëveshje pritet të mbyllet në shumën e 50 milionëve.

Kampioni i Bundesligës ka kohë që ka arritur marrëveshje personale me Sanen, ndërsa kishte pritur vetëm një akord me Cityn.

Sport Bild raporton se tani Bayerni ka arritur marrëveshje me Cityn dhe prezantimi është vetëm çështje orësh. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com