Biturku: Ja pse Teuta e fiton sfidën me Skënderbeun

Teuta ka mbyllur përgatitjet për sfidën delikate me Skënderbeun që do të zhvillohet nesër në orën 17:00 në “Niko Dovana”. Bregdetarët vijnë në këtë takim pas humbjes me Kukësin, megjithatë ka optimizëm dhe shumë dëshirë. Zv.trajneri Ilir Biturku duke pranuar forcën e kundërshtarit, theksoi se Teuta është shumë e uritur për pikë.

“Kemi një ndeshje shumë të vështirë, luajmë kundër ekipit më në formë në kampionatin shqiptar. E kemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, djemtë janë optimist dhe ky fakt na gëzon. Të gjithë janë të përqendruar dhe ajo që është më e rëndësishme në këtë moment është se diferencën e bën motivacioni. Teuta është shumë herë më tepër e motivuar për ta fituar këtë ndeshje, pavarësisht se ka kundërshtar shumë të fortë, por në futboll nuk ka gjëra të paarritshme”, tha 50-vjeçari.

KALENDARI NË FAVOR – “Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. E rëndësishme është të luajmë mirë me Skënderbeun dhe të fitojmë, më pas të mendojmë për ndeshjen me Lushnjen. Janë për t’u zhvilluar edhe 12 ndeshje, në lojë ka edhe shumë pikë. Nëse do të vazhdojmë me këtë ritëm, me këtë entuziazëm do të ngjitemi shpejtë në klasifikim. Megjithatë nuk është e lehtë që në një periudhë kohe kaq të shkurtër të arrish të ndërtosh dhe të implementosh atë filozofi që trajneri kërkon. Duhet pak kohë, sepse në futboll gjërat nuk vijnë direkt, megjithatë ne jemi optimist se nëse do të fitojmë këto tre ndeshje, ne do të dalim nga kjo krizë”.

Mungesa e vetme për bregdetarët në këtë takim është ajo e mbrojtësit të majtë Masahudu Alhasan, i cili është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën e kaluar. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan