Biturku: Ja pse Teuta e fiton sfidën me Skënderbeun

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Mars 2018 19:43
Zv.trajneri optimist

Teuta ka mbyllur përgatitjet për sfidën delikate me Skënderbeun që do të zhvillohet nesër në orën 17:00 në “Niko Dovana”. Bregdetarët vijnë në këtë takim pas humbjes me Kukësin, megjithatë ka optimizëm dhe shumë dëshirë. Zv.trajneri Ilir Biturku duke pranuar forcën e kundërshtarit, theksoi se Teuta është shumë e uritur për pikë.

“Kemi një ndeshje shumë të vështirë, luajmë kundër ekipit më në formë në kampionatin shqiptar. E kemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, djemtë janë optimist dhe ky fakt na gëzon. Të gjithë janë të përqendruar dhe ajo që është më e rëndësishme në këtë moment është se diferencën e bën motivacioni. Teuta është shumë herë më tepër e motivuar për ta fituar këtë ndeshje, pavarësisht se ka kundërshtar shumë të fortë, por në futboll nuk ka gjëra të paarritshme”, tha 50-vjeçari.

KALENDARI NË FAVOR – “Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. E rëndësishme është të luajmë mirë me Skënderbeun dhe të fitojmë, më pas të mendojmë për ndeshjen me Lushnjen. Janë për t’u zhvilluar edhe 12 ndeshje, në lojë ka edhe shumë pikë. Nëse do të vazhdojmë me këtë ritëm, me këtë entuziazëm do të ngjitemi shpejtë në klasifikim. Megjithatë nuk është e lehtë që në një periudhë kohe kaq të shkurtër të arrish të ndërtosh dhe të implementosh atë filozofi që trajneri kërkon. Duhet pak kohë, sepse në futboll gjërat nuk vijnë direkt, megjithatë ne jemi optimist se nëse do të fitojmë këto tre ndeshje, ne do të dalim nga kjo krizë”.

Mungesa e vetme për bregdetarët në këtë takim është ajo e mbrojtësit të majtë Masahudu Alhasan, i cili është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën e kaluar. /EDS/

Shkëlqeu ndaj Polonisë, Mina ka një mesazh për Barcelonën

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 15:08
Mbrojtësi është i vendosur

Mbrojtësi kolumbian, Yerry Mina bëri një ndeshje fantastike mbrëmjen e djeshme ndaj Polonisë me përfaqësuesen e tij në kuadër të ndeshjes së dytë ne Grupin H. Në përballjen e parë fatkeqësisht humbën 2-1 ndaj Japonisë pasi luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e tretë e takimit, pas daljes me të kuq të mesfushorit Carlos Sanchez.

Mina ishte një nga lojtarët që spikati më shumë në fitoren 3-0 ndaj Polonisë në “Kazan Arena”, edhe pse “Lojtari i ndeshjes” u shpall mesfushori i Real Madrid i huazuar te Bayern Munich, James Rodriguez. Ai shënoi edhe golin e avantazhit për ekipin në minutën e 40-të të takimit, i pasuar nga Falcao (70’) dhe Juan Cuadrao (75’). Skuadra e Pekerman ia doli që të fitojë tre pikë me shumë vlerë që i mbajnë akoma me shpresa për të kaluar raundin, por kjo do të shihet nëse arrijnë fitore në takimin e fundit ndaj Senegalit.

23-vjeçari në përfundim të takimit ka folur edhe për aventurën e tij të re me ekipin e Barcelonës.

“Për mua Barcelona është skuadra më e mirë në botë. Nuk dua të largohem nga “Camp Nou” dhe kurrë nuk kam dashur të bëj diçka të tillë. Më pëlqen ai klub, qyteti, njerëzit dhe shokët e skuadrës... gjithçka”- tha lojtari pas ndeshjes së fituar me polakët.

Mina shtoi më tej se ishte i lumtur shumë për arritjen e fitores dhe mbështetjen që i japin shokët e skuadrës.

“Është e mrekullueshme, sepse gjithnjë më mbështesin dhe këto janë momente gëzimi për mua. Tani jam i qetë. I kam bërë gjërat në mënyrën time më të mirë dhe gjithmonë përpiqem që të përmirësohem për të kapur nivelin tim, e cila është ajo që dua më shumë”- përfundoi ylli i ri i katalanasve. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Uruguai dhe Rusia përballen për vendin e parë, nisin llogaritjet

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Qershor 2018 15:04
Formacionet zyrtare

Pas pak minutash do të nisë të luhet ndeshja e fundit e grupit A në Kupën e Botës mes Uruguait dhe Rusisë. Kjo përballje është e vlefshme vetëm për përcaktimin e vendit të parë të grupit, për shkak se Rusia ka golavarazhin 8-1, që do të thotë se vetëm fitorja i bën punë amerikano-latinëve për të marrë vendin e parë.

Rezultati që do të prodhojë kjo sfidë do të përcaktojë dhe shortin për takimin e radhës, që do të jetë ai i 1/8-ave të Botërorit. Vendi i parë i grupit A do të përballet me vendin e dytë e grupit B, ndërsa vendi i dytë i grupit A do të përballet me të parin e B-së. Që do të thotë se do të bëhen përllogaritjet duke parë që një mes Spanjës dhe Portugalisë do të jetë kundërshtari i tyre direkt për të vijuar rrugën në Botëror.

Në fushë të dy trajnerët kanë aktivizuar lojtarët e tyre më të mirë, duke mos kursyer asnjë, që do të thotë se emocionet do të jenë të pranishme. Me sa duket, lufta për vendin e parë bëhet me “laps e letër në dorë”. Fitorja vlen më shumë për rritje morali. /EDS/

Formacionet zyrtare:

Uruguai – Rusi 16:00

Uruguai: Muslera, Godin, Bentacur, Nandez, Suarez, Torreira, Vecino, Laxalt, Coates, Cavani, Caceres. Trajner: Oscar Tabarez

Rusi: Akinfec, Kutepov, Ignashevich, Cheryshev, Gazinskii, Zobnin, Kudriashov, Al Miranchuk, Samedov, Dzyuba, Smolnikov. Trajner: Stanislav Cherchesov

Gjyqtarë: M. Diedhiou, D. Camara, E. Samba, T. Bamlak

Stadiumi: Samara Arena

Kapaciteti: 44918 spektatorë

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Zyrtare, fantazisti Nijas Lena bëhet me ekip të ri

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 14:54

Tashmë kanë marrë fund dilemat për të ardhmen e mesfushorit Nijas Lena. Strugani ka arritur marrëveshjen me ekipin e vendlindjes dhe rikthehet në këtë mënyrë në Maqedoni për të vijuar karrierën. “Nijas Lena, një nga futbollistët me karrierë më të pasur në futbollin strugan i bashkohet ekipit tonë. Gjithashtu i urojmë ditëlindjen futbollisti më të ri të FC Struga Trim & Lum”, shkruhet në njoftimin e klubit shqiptar, që garon në ligën e dytë të futbollit në Maqedoni. Vjet ky ekip u rendit në vendin e katërt në grupin e perëndimit dhe sivjet kërkon të ngjitet në elitën e futbollit maqedonas.

Sa i takon ofertave për Lenën, edhe Shkupi e donte mesfushorin 32-vjeçar, që verën e shkuar veshi fanellën e Teutës në Kategorinë Superiores. Pas gjashtë muajsh me durrsakët ai u largua, por duke qenë se kishte luajtur në kupat e Evropës me Kukësin, nuk mund të luante në kampionatet që kishin nisur në verë. Kështu ai kërkoi për një tjetër ekip dhe zgjidhja i erdhi nga Gjeorgjia. Me skuadrën e Telavi luajti në nëntë takime dhe më pas u largua.

Lena donte të luante dhe iu krijua kjo mundësi, ndaj edhe rikthimi pranë familjes ishte prioritet. Do kishte dashur të luante sërish në Superiore, por e ka bindur Struga. Në Shqipëri ai ka spikatur me Flamurtarin. Aty ai ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës, teksa ka luajtur me fanellën kuqezi për pesë sezone e gjysmë. Në janar të vitit 2010 linte Milano Kumanovën dhe provonte eksperiencë e parë në Superiore. Tani rikthehet në Maqedoni për të ndihmuar Strugën. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Absurditeti i FIFA-s, i mbani mend këto tre gishta në mes të Shqipërisë?

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 14:40

FIFA dhe UEFA janë institucione të ndryshme, por pak a shumë funksionojnë njëjtë. Së fundmi është vënë në qendër të vëmendjes festimi që bënë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Shenja e Shqiponjës ka tërbuar serbët, ndaj edhe FIFA ka nisur procedim. Në fund mund të ketë edhe vetëm gjobë për dy lojtarët me origjinë shqiptare të Zvicrës, por pse duhet të ndodhë diçka e tillë. Të tregosh origjinën tënde nuk përbën krim as provokim.

Granit Xhaka pas golit të barazimit me Serbinë. Festa me shenjën e shqiponjës 

Shqiponjën edhe serbët e kanë në flamurin e tyre fundja. Sigurisht serbëve nuk u pëlqen, por atyre nuk u pëlqen as t’u shënojnë gola? Mos duhet që zviceranët të mos e bënin as këtë?! Nuk është normale dhe e ndershme që simboli kombëtar i një vendi të jetë ofendim për dikë tjetër. Në Serbi kishin fobi nga flamuri shqiptar, që u fsheh edhe në momentin e himnit. UEFA, FIFA e çdo institucion nuk duhet ta tolerojnë diçka të tillë.

Tanimë na del se shqiponja qenka ofenduese, kurse festimi që serbët bënë në ndeshjen me Shqipërinë nuk qenka aspak problem. Ndodhte në minutat shtesë, kur Dusko Tosic asistonte në golin e dytë të fitores 0-2 që Serbia merrte në stadiumin “Elbasan Arena”. Tosic festonte me tre gishtat lart, por UEFA asokohe aq që mori mundimin të merrte ndonjë masë ndaj provokimit të bërë prej mbrojtësit serb. Xhaka e Shaqiri kanë “gabuar” rëndë, kanë treguar se janë shqiptarë dhe kjo përbën “krim”. /EDS/

Xherdan Shaqiri duke festuar golin e fitores me Serbinë

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.