Biznes perfekt! Partizani zyrtarizon “grabitjen” e merkatos

Skuadra e Partizanit zyrtarizon lëvizjen e dytë për ditën e sotme. Mbrojtësi i perspektivës, Senad Hysenaj, ka nënshkruar firmën me “demat” duke qenë lojtari më i ri i kryeqytetasve. 18-vjeçari u largua nga Akademia e Vllaznisë dhe iu bashkua kryeqytetasve që paguan edhe taksën e formimit për të në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Klubi i kuq zyrtarizoi lëvizjen përmes një postimi në rrjetet sociale. Hysenaj u prezantua në zyrat e klubit madje bëri edhe fotot zyrtare me klubin kryeqytetas. Ai firmosi një kontratë për 3 vite. I riu stërvitej prej 3 ditësh me ekipin e “demave”. Shkodrani bindi teknikun Sulejman Starova me cilësitë që shfaqi në fushën e lojës.  

“Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Senad Hysenaj. Drejtuesit dhe mbrojtësi 19 vjeçar kanë firmosur sot kontratën e bashkëpunimit mes palëve , e cila e konfirmon lojtarin shkodran pjesë të 15-të herë kampionëve të vendit deri në vitin 2021. Pas firmës së hedhur në kontratë Hysenaj ka bërë prezantimin zyrtar në ambientet e klubit. #MirsevjenNëFamiljenEKuqeSenad”, – shkruan klubi i kuq në njoftimin për lojtarin. /EDS/

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan