Bjellorusia asist Shqipërisë, ndal Lituaninë, baraspeshë totale në grupin e katërt

11 Tetor 2020

Në ditën kur Shqipëria ngec në transfertë përballë Kazakistanit, dhuratën e vërtetë e merr nga Bjellorusia e cila ndali Lituaninë. As pas xhiros së dytë nuk kemi ende një favorit apo një ekip që udhëheq grupin e katërt në ligën C me pikë të plota. Provizorisht në krye qëndron Kazakistani në kuotën e katër pikëve, po aq sa edhe të gjithë kundërshtarët e tjerë. Në vendin e dytë me plus një golavarazhin renditet Shqipëria ndërsa Lituania, rivali i Shqipërisë të mërkurën në vendin e fundit.

Grupi 4

Lituania vërtetoi edhe një herë se është një rival i vështirë për tu mposhtur. Ndaj Bjellorusisë kaluan të parët në avantazh që në minutën e 7-të por në pjesën e dytë miqtë përmbysën rezultatin me dy gola të shpejt. Në minutën e 75-të Lituania barazi shifrat në 2-2 duke e bërë sfidën e radhës, ndaj Shqipërisë shumë të rëndësishme për të dy ekipet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com