Bllokohen tratativat, lojtari qëndron te Milani

Periudha e merkatos në Itali sapo ka përfunduar, por në disa vende të tjera, si Spanja dhe Gjermania, merkatoja vazhdon ende. Për këtë arsye, diskutimi i shitjeve te kuqezinjtë vazhdon të jetë i hapur, me Leonardo-n dhe Maldini-n që janë të gatshëm të largojnë lojtarët e tepërt te skuadra që drejtohet nga Gattuso.

Sipas Tuttosport, në listën e largimeve nuk bën pjesë Ricardo Rodriguez. Mbrojtësi zviceran i lindur në vitin 1990, që projektohet si titullar në krahun e majtë të mbrojtjes, ka admirues në Bundesligë, por vendimi për të mos e larguar është tashmë zyrtar: problemet e fundit kardiake të Strinic, në fakt, e kanë detyruar Gattuso-n që ti besojë sërish Rodriguez-it. Në këtë mënyrë zvicerani do të diskutojë një vend në formacion me të sapoardhurin Laxalt. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan