Blofi i shëmtuar përballë Andorrës, Edi Reja pa fjalë: Nuk e kuptova këtë rezultat

15 Nëntor 2019

Edi Reja as që e kishte imagjinuar një rezultat të tillë përballë Andorrës, aq më tepër kur Shqipëria arriti të kaloj në avantazh që në minutën e 6-të. Tekniku italian ishte kujdesuar të bënte një rotacion të lehtë përpara sfidës kundër Francës, ishte përpjekur gjatë gjithë kohës të mbante të motivuar ekipin përballë modestëve të Andorrës, në fund ky barazim 2-2 lë pa fjalë dhe trajnerin e Kombëtares:

Shqiperia

“Nuk mund të jemi të kënaqur me këtë ndeshje që kemi bërë. Nuk më pëlqeu qëndrimi i disa lojtarëve në fushë, nuk më pëlqeu loja, por as rezultati”.

Balaj

Ajo që shqetësoi jo pak ishte mënyra se si ekipi e interpretoi këtë takim, kjo u pa qartë dhe tek golat e pësuar: “U treguam mendjelehte, na vuri në vështirësi ana mendore dhe psikologjike. Nuk e kuptova pse ishim të lexueshëm dhe të parashikueshëm, në lojën tonë. E kishim parashikuar këtë gjë dhe nuk e kuptova dot këtë rezultat dhe rendiment”.

Reja

Reja ishte i personi i parë që në asnjë moment nuk foli për Francën por kërkoi përqendrim maksimal përballë Andorrës, në fund ekipi i tij vetëm këtë gjë nuk bëri: “Ishte gjëja e parë që bëra pasi grumbullova ekipin, i tregova rëndësinë e ndeshjes. Shqipëria ka sëmundje kundër skuadrave më të dobëta se ajo që mbyllet në mbrojtje. Kundër skuadrave që sulmojnë del në lojën e saj. Jam i zhgënjyer nga ky rezultat. Ishim më ekspertë dhe më teknikë dhe shpresoja në një rezultat më pozitiv.”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com