Boateng preferon kalimin te PSG-ja ose Juventusi

01 Qershor 2019

Jerome Boateng është duke menduar ta refuzojë ofertën e Manchester Unitedit, gjersa përgatitet që të largohet në këtë verë nga Bayern Munichu pas tetë vitesh.

Mbrojtësi qendror është duke u kërkuar qe disa afate nga skuadra angleze, mirëpo ai nuk e dëshiron transferimin në Old Trafford.

30-vjeçari ka dështuar të përshtatet në filozofinë e lojës së Mateo Kovac, por edhe ka vuajtur nga lëndimet e njëpasnjëshme në sezonin që lamë pas, duke bërë që bavarezët ta kërkojnë shitjen e tij.

Lexo po ashtu: Presidenti i Bayernit, Hoeness: Boateng duhet të largohet

Boateng nuk ka bërë më shumë se 20 paraqitje te Bayern Munichu në katër sezonet e fundit, andaj edhe ai është i pakënaqur me trajtimin e bavarezëve.

Sipas The Sun, mbrojtësi gjerman nuk e dëshiron rikthimin në Ligën Premier, pasi më shumë e preferon kalimin te Paris Saint-Germaini ose te Juventusi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com